Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Luani i Tai Çi-së, ‘meditimi në lëvizje’ Empty Luani i Tai Çi-së, ‘meditimi në lëvizje’

Thu 20 Sep 2012 - 10:34
Luani i Tai Çi-së, ‘meditimi në lëvizje’ ArtetPo mëson një art marcial për…. të pasur një shëndet më të mire? Do të dukej si ironi për shumicën e njerëzve. Artet marciale njerëzve u duken vetëm si sporte “force’. Por tai çia, përveç vetëmbrojtjes, siguron një shëndet më të mirë, madje siç thotë një artikull i BBC “ndihmon në shërimin e disa sëmundjeve të rënda dhe vonon plakjen”. Ndoshta sepse mund të praktikohet deri në fund të jetës. Pavarësisht se vë në lëvizje të gjithë trupin, nuk ka nevojë për forcë për t’u praktikuar. Për këtë, “tai çia” (shkruhet tai chi apo tai ji), ndryshe nga artet e tjera, nuk frekuentohet vetëm nga adoleshentët apo të rinjtë, por edhe nga moshat mbi 50 vjeç). Luan Musta, është nga të paktët shqiptarë me të cilët mund të bëjmë një bisedë për tai-çinë. 34-vjeçari që zhvillon kurse të këtij sporti në Tiranë, merret me këtë disiplinë që prej vitit 1996.

Kush është Luani

Luani duket shumë krenar për punën e tij. “E dini që ka 70-vjeçarë praktikues të tai çisë që janë të aftë të rrëzojnë djem të rinj, pavarësisht me çfarë artesh marciale mund të merren këta të fundit?” – thotë sapo na takon.

Luani e ka studiuar, mësuar dhe praktikuar tai-çinë fillimisht në Itali. E ka nisur këtë rrugë me mjeshtra kinezë të shkollës “Kung Fu Chang”. Ka marrë pjesë në kampionatet italiane dhe ka varur në murin e kujtimeve pesë medalje, dy prej të cilave janë medalje ari. Në Itali ka punuar si instruktor tai çie dhe shaolini (gjithashtu art marcial), por prej vitit 2008 vendosi të kthehej në Shqipëri, ku jeton me bashkëshorten e tij. Gjatë tre viteve të para ka dhënë mësime private të tai çisë, ndërsa që prej vitit 2011, e ofron këtë displinë në një palestër të veçantë të kryeqytetit.

Meditim në lëvizje

Shumica e të rinjve kërkojnë një art marcial që zhvillon forcën. Por të gjithë ata që merren me arte marciale, arrijnë në një lloj pike kur s’kanë më ku të shkojnë, nuk kanë më çfarë të japin. “Në këtë pikë fillojnë ta kuptojnë tai çinë, që është një art marcial i cili me kalimin e kohës vetëm perfeksionohet” – analizon Luani dhe shton: “Kjo, sepse zhvillon brendësinë e njeriut me kalimin e kohës. Praktikat janë të tilla që edhe kur forca fizike e njeriut bie, tai çia sërish praktikohet, pasi nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me nivelin e forcës fizike”.

Është quajtur “meditim në lëvizje”, por fare mirë mund të quhet “mjekim në lëvizje”. Në një botim të datës 1 shtator 2012, gazeta e mirënjohur britanike “Telegraf” publikonte një studim të fundit sipas të cilit, tai çia vonon plakjen. Në këtë studim deklarohej se fizioterapistët duhet t’i këshillonin të moshuarit për të praktikuar ushtrimet e “artit marcial të butë”, duke i ndihmuar ata në zhvillimin e zotësisë për të lëvizur. Një studim i po këtij viti tregon se taiçia ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe gjithashtu ishte arritur të provohej se personat të cilët praktikonin ushtrimet e tai çisë, kishin më pak të ngjarë që të vuanin nga tensioni i lartë i gjakut.

Profesor Luani shton se ky art marcial “ndihmon sidomos personat që kanë probleme me ekuilibrin apo ata që kanë probleme me shtyllën kurrizore”. Por kujdes. Nuk zëvendëson mjekësinë. Normalisht në secilin rast është mirë që personat që vuajnë nga shtylla kurrizore apo mungesa e ekuilibrit të konsultohen edhe me mjekët.

Botime pa fund

Aktualisht në Shqipëri pak njohuri ka për tai çinë si art marcial që ndihmon shëndetin. Luani ka rreth vetes shumë botime.

Në një shkrim të BBC-së thuhet se “studime të zhvilluara nga kërkues në Tajvan dhe Australi kanë zbuluar se ushtrimet e taiçisë i ndihmojnë njerëzit me diabet të tipit 2 të mbajnë nën kontroll gjendjen e tyre”. Artikulli mbështetej te rezultatet e një programi 12-javor ushtrimesh. Pastaj shohim botime pa fund: Në vitin 2006 Universiteti i Stanfordit publikoi një studim ku morën pjesë 39 burra dhe gra me një moshë mesatare 66 vjeç, me probleme në lëvizje dhe madje edhe me rrezikshmëri në sëmundjet e zemrës. Pasi zhvilluan 36 seanca tai çie për 12 javë, ata patën forcim të pjesës së poshtme të trupit, por edhe pjesës së sipërme….Një studim japonez, duke përdorur të njëjtën mënyrë për 113 të moshuar, tregoi se ata që bënë tai çi, kishin një përmirësim me 30% të forcës së pjesës së poshtme të trupit dhe 25% forcim të forcës së krahëve…. Tai çia përmirëson ekuilibrin dhe ul mundësinë e rrëzimeve. Frika nga rrëzimi mund t’ju shkaktojë gjithashtu rrëzim: disa studime tregojnë se ushtrimet e taiçisë të ndihmojnë në uljen e kësaj frike…Studimet e kryera gjatë vitit 2008 treguan se, nëse kombinohet me mjekimin e duhur, taiçia mund të rezultojë domethënëse për Artritin, kancerin e gjirit, sëmundjet e zemrës…Etj, etj

Eeeh, shpenzimet!

Rikthehemi në bisedë me profesor Luanin. “Megjithëse tai çia është e avashtë, e butë, dhe nuk të lë pa frymë, ajo ka po të njëjtët përbërës si gjimnastika: të forcon muskujt, fleksibilitetin, të rregullon ekuilibrin dhe, në një masë më të vogël, të përmirëson kushtet aerobike” – thotë ai.

I themi që të moshuarit nuk do ta përballonin dot pagesën për ta ushtruar nëpër palestra këtë disiplinë, sado e mirë t’u duket pasi të lexojnë për të. Por në këtë pikë, mësojmë diçka të re nga personazhi ynë: Studiuesit këshillojnë fillimin e seancave në palestër dhe pas disa muajsh, ushtrimet mund të vazhdohen edhe në shtëpi. Madje, shumë persona nuk preferojnë ta konsiderojnë tai çinë as si art marcial… E shohin thjesht si një mënyrë për të përballuar më mirë jetën dhe për t’u ndier më mirë. Pa qenë nevoja për ilaçe… Eeeh, ndoshta ia vlen ta provosh njëherë!

Arlinda Gjypi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi