Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Adele në librin e rekordeve Guinness ( Empty Adele në librin e rekordeve Guinness (

Mon 24 Sep 2012 - 18:23
Adele në librin e rekordeve Guinness ( F1_12-adele1347448947

Londër, 12 shtator – Këngëtarja britanike Adele prej tani mund të mburret me titullin – Rekordmene. Portali ‘Digital Spy ‘ ka publikuar të dhënat që këngëtarja ka thyer shtatë rekorde botërore!
“Guinness” së shpejti në faqen e vet do të paraqesë edhe sukseset e këngëtares mega-popullore, Adele, e cila fitoi famë në mbarë botën me albumin “21”.
Pikërisht kënga më e njohur nga ky album, “Rolling In Deep” i ka sjellë një nga titujt – rekord botëror për këngën më të shitur në mënyrë “digjitale” në vitin 2011 në Britani të Madhe dhe SHBA.
Rekordet e tjera që i ka thyer e talentuara Adele janë: është e para këngëtare, i pari yll britanik i muzikës dhe e para artiste që në një kohë rekorde arriti një milion këngë/albume të shitura në mënyrë digjitale.
Albumi i saj “21″, megjithatë, është albumi më i shitur digjitale në SHBA dhe Britani.
Duket se Adele do të duhej të djersitej më shumë që me albumet e saja të ardhshme t’i thyente rekordet aktuale. Por, këngëtarja tani lajmin në lidhje me titujt e fituar të rekordeve “Guinness” po e shijon në shoqërinë e të dashurit të saj, Simon Koneck, duke pritur lindjen e fëmijës së tyre të parë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi