Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Sociologjia kosovare në Ditën Botërore të Turizmit Empty Sociologjia kosovare në Ditën Botërore të Turizmit

Wed 26 Sep 2012 - 18:33
Sociologjia kosovare në Ditën Botërore të Turizmit Besim-300x225Sociologjia kosovare në Ditën Botërore të Turizmit
MSc. Besim GOLLOPENI

Ky shkrim ka për qëllim që të ekzaminoj disa nga aspektet më të rëndësishme të turizmit nga pikëpamja sociologjike, ku për bazë ka analizën zhvillimit të industrisë së turizmit në Kosovë në relacion me rajonin dhe më gjerë, pikërisht sot me 27 shtator në ditën botërore të turizmit. Kjo ditë e veçantë e ka zanafillën e vetë që nga viti 1980 e këndej, të cilën ditë Organizata Botërore e Turizmit e cila operon nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, e përkujton si Dita Botërore e Turizmit. Kjo datë u përcaktua në Sesionin e III-të të zhvilluar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit e cila u zhvillua me datë 27 Shtator 1979 në Spanjë.
Dita e turizmit ka për qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit në mbarë botën për turizmin dhe për ndikimet e turizmit në jetën kulturore, sociale, ekonomike, politike, etj. Dita Botërore e Turizmit është mbajtur që nga viti 1980, dhe ka qenë një ditë zyrtare e Kombeve të Bashkuara, që kur Organizata Botërore e Turizmit u bë një agjenci e specializuar e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo organizatë në vazhdimësi i zhvillon sesionet e saj nëpër vendet të ndryshme mikpritëse të botës, me tematika të ndryshme. Vitin e fundit sesionin e saj e organizoj në Asëan të Egjiptit, me temë “Turizmi – lidhë kulturat”. Festime të këtilla nxjerrin në pah rolin e turizmit duke bashkuar te gjitha kulturat e botes, dhe promovuar mirëkuptimin global nëpërmjet udhëtimit.
Aktualisht, 155 shtet në mbarë botën janë anëtare të OBT. Anëtare të OBT janë edhe vendet e rajonit siç janë: Shqipëria, Mali ZI, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia etj. mirëpo, fatkeqësisht Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e organizatës botërore të turizmit. Ndërsa, për herë të parë në Kosovë Dita Botërore e Turizmit u shënua në vitin 2011 në mënyrë shumë simbolike, e organizuar nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës. Edhe pse industria e turizmit çdo ditë e më tepër po bëhet më atraktive në gjithë botën për të investuar dhe krijuar benifite, kjo industri në Kosovë edhe përkundër disa arritjeve të bëra kohëve të fundit ende len shumë për të dëshiruar.Sociologjia kosovare në Ditën Botërore të Turizmit Sociology-298x300Përderisa, në Shqipëri Dita Botërore e Turizmit është kthyer në një traditë festimesh me veprimtari të shumta, që organizojnë institucionet publike në bashkëpunim me institucionet tjera të specializuara, kjo ditë në Kosovë sikur kalon pa u vërejtur fare, edhe përkundër vlerave të shumta turistike natyrore dhe kulturore që ka vendi, sikur ka ngelur mbrapa në këtë lëmi. Kur themi mbrapa, mbështetemi në faktin se ende në Kosovë nuk ka një strategji nacionale të turizmit të miratuar nga organet gjegjëse siç e kanë vendet e rajonit (Shqipëria, etj.) e që do të bënte që industria e turizmit të zhvillohet në përputhshmëri me normat dhe standardet ndërkombëtare, dhe të bëjë që kjo industri të hynë në TOP listën e prioriteteve të institucioneve të vendit. Pa dyshim se përcaktimi i degës së turizmit si një ndër prioritet e vendit do të kishte efekte pozitive siç janë : eliminimi apo reduktimi i investimeve mbi baza individuale – të pa planifikuara siç edhe po ndodhë aktualisht gjithë andej në zonat turistike të Kosovës, do të ndikonte në tërheqjen e turistëve të huaj dhe për mes kësaj zbutjen e shkallës së papunësisë si dhe menaxhimin adekuat të parqeve nacionale etj. ku gjenerimi i të ardhurave do të vinte në shprehje pashmangshëm.

Siç u tha edhe më lartë, Kosova disponon një diversitet turistik – natyror dhe kulturor të cilat e bëjnë Kosovën të jetë vend konkurrent në rajon dhe më gjerë. Aktualisht numri i zonave të mbrojtura të natyrës është 97 (viti 2010) dhe përfshinë sipërfaqen prej 4.39 % të territorit të Kosovës, duke përjashtuar këtu edhe dy zona të shpallura zona me interes të veçantë “Kleçkë & Divjakë” dhe “Koshare”. Përveç boidiversitetit që u përmend më lartë, ky vend është shumë i pasur edhe me objekte të trashëgimisë kulturore (fetare apo religjioze, etj.) që aktualisht disa prej atyre tash më në një formë apo tjetër janë nën përkujdesje institucionale. Në anën tjetër, Kosova është mjaftë e pasuar edhe me trashëgimin kulturore – shpirtërore (rite, zakone etj.), që e bëjnë vendin shumë atraktiv për turistët.
Gjithashtu vlen të theksohet se në Kosovë ekzistojnë edhe një numër i madh i vendbanimeve rurale si për shembull: vendbanimi Delloc – Komuna Suharekë, Gornjasellë – Komuna Prizren, Bogaj – Pejë, Jezercë – Ferizaj, etj. të cilat kanë të gjitha potencialet e nevojshme për zhvillimin e turizmit rural. Mirëpo, disa nga vendbanimet rurale me potenciale turistike jo vetëm që nuk kanë shënuar progres por ato kanë pasur regres, duke u boshatisur nga popullata vendase dhe krejt çfarë po ndodhë me ato vendbanime janë investimet “ad hoc” pa plane dhe strategji dhe krejtësisht në baza individuale. Për fillimet e zhvillimit të turizmit rural nuk kërkohen shuma të mëdha për të investuar për të cilat do të gjenim arsye pse nuk po investohet në këtë lëmi, por kërkohen nga politikë bërsitë dhe udhëheqësit e lartë që të iniciojnë zhvillimin e ideve turistike, të kenë guxim dhe vullnet për të vepruar në rastin konkret.Sociologjia kosovare në Ditën Botërore të Turizmit Sociologjia-300x198N’çoftse do të hedhim një vështrim prapa duket qartë se nga njëra anë presionet nga faktori njeri dhe nga ana tjetër tranziocioni nëpër të cilin po kalon vendi, kanë pasur ndikimin e tyre në dëmtimin e pasurive turistike në përgjithësi. Siç thonë në popull “Është lehtë të bësh një gjësend, ama është shumë vështirë ta mbash atë”. Siç duket, ky vend pati fat të madh të trashëgoj vlera të shumta turistike – kulturore dhe natyrore, por se sa kemi kulturë në lëmin e turizmit për t’i mbrojtur, zhvilluar dhe shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme vlerat turistike, më mirë është të gjykohet mbi baza individuale?.
Një turist i cili shkon në një vend të panjohur gjen një mjedis jo familjar jo vetëm gjeografikisht por edhe personalisht, nga ana sociale dhe ajo kulturore. Njerëzit të cilët udhëtojnë ndeshën me nivele të ndryshme kulturash në të cilat ata duhet të gjejnë vetveten. Kështu që, për t’iu bërë turistëve udhëtimin sa më të lehtë dhe të këndshëm, patjetër duhet të sigurohet infrastrukturë e përshtatshme fizike dhe sociale. Shpresojmë se një ditë edhe Kosova do të ofroj infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit dhe pse jo, të bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Turizmit.

Autori është Koordinator për Hartimin e Planit Hapësinor -
Monumenti i Natyrës me Rëndësi të Veçantë “Ujëvarat e Mirushës”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi