Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Siri, 700 mijë refugjatë deri në fund të 2012-s Empty Siri, 700 mijë refugjatë deri në fund të 2012-s

Thu 27 Sep 2012 - 17:06
Siri, 700 mijë refugjatë deri në fund të 2012-s Siri-alepo-shperthim

Agjensia për Refugjatët brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR) paralajmëroi se deri 700 mijë sirianë mund të kenë braktisur vendin përpara fundit të vitit, një rritje drastike nga parashikimet e mëparshme.

Rreth 300 mijë shtetas janë larguar nga vendi i përfshirë në luftën civile, por eksodi i refugjatëve në vendet fqinje ka pësuar një rritje të madhe në javët e fundit.

Si rrjedhojë, UNHCR bëri një apel duke kërkuar 490 milionë dollarë shtesë për të përballuar krizën.

Shumica e refugjatëve strehohen aktualisht në kampe pritje në Turqi, Liban dhe Japoni.

Ndërkohë, UNHCR deklaroi se dita e mërkurë ishte data më e përgjakshme
Siria 30 mijë që nga fillimi
e të gjithë konfliktit 18-mujor deri tani, me më shumë se 305 persona që humbën jetën.

Rami Abdel Rahman, i Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, u shpreh se në këtë bilanc janë përfshirë vetëm personat e identifikuar dhe se numri i përgjithshëm i viktimave mund të jetë më i lartë.

Nga të paktën 305 të vdekur, 200 ishin civilë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi