- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Tepelenë, nxënësit humbasin mësimin
Mon 1 Oct 2012 - 10:39
Dhjetëra fëmijë të komunave përreth qytetit të Tepelenës përballen cdo ditë me kohëqëndrimin e gjatë buzë rrugëve në pritje të mjeteve të rastit që do t'i trasportojnë për në shkollë.
Fëmijët e fshatit Luzat, Lekël apo të lagjes Majkosh disa kilometra larg Tepelenës nuk kanë mjet transporti këtë vit pasi drejtuesit e furgonëve e kanë ndërprerë shërbimin për shkollat që prej muajit mars të vitit të kaluar pas pretendimeve se nuk janë paguar mjaftueshëm dhe rregullisht.
Sipas të dhënave zyrtare shteti subvencionon vetëm 35 lekë në ditë për cdo nxënës dhe për distanca mbi 2 kilometra kjo vlerë rritet sipas indeksimit me 11.9%. Drejtuesit e mjeteve kanë njoftuar autoritetet e arsimit që prej vitit të kaluar se pagesa për ta nuk i përgjigjet realitet të tregut dhe se është sa gjysma e vlerës së trasportit publik. Problemi që nuk po merr zgjidhje as këtë vit duket se po vështirëson zhvillimin normal të mësimit në shkollat e Teplenës. Kështu në shkollën 9-vjecare “Avni Rustemi” shumë nxënës nga komunat e humbasin orën e parë të mësimit.
Nga ana tjetër zyra Arsimore në Tepelenë është duke negociuar me drejtues të tjerë mjetësh edhe mes komunitetit të prindërve për të mundësuar transportin. Drejtuesi i kësaj zyre bën me dije se po hasin vështirësi në identifikimin e mjeteve në gjendje të mirë teknike dhe me dokumentacionin e kërkuar për transportin e tyre.
Problemi i mungesës së mjeteve të trasportit drejt shkollave ka bërë që qindra fëmijë të komunave në të gjithë qarkun e Gjirokastrës të qëndrojnë në shtëpi për ditë me rradhë. Shumë prej tyre nuk e kanë nisur ende vitin shkollor.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi