Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Marrëdhënia jo e mirë në dashuri: Ndoshta është koha ta harroni? Empty Marrëdhënia jo e mirë në dashuri: Ndoshta është koha ta harroni?

Tue 2 Oct 2012 - 22:19
Marrëdhënia jo e mirë në dashuri: Ndoshta është koha ta harroni? 46z19451Është e vështirë ta mbani një lidhje nëse qëndrimet parimore i keni të ndryshme, e këtu përfshihen fëmijët, martesa, familja, karriera, të hollat dhe seksi. Psikoterapeutja britanike Rejçel Susman thotë se ekzistojnë shenja të qarta që paralajmërojnë se jeni në një lidhje jo të mirë dhe se është koha t’i jepni fund. Por, “leximi” i atyre shenjave kërkon sinqeritet brutal me vetveten, por edhe shumë guxim.

1. A është zhdukur ndërlidhja me partnerin? A mundeni edhe më tutje ta kujtoni lidhshmërinë tuaj?

2. A kaloni më shumë kohë duke u grindur se sa në harmoni?

3. Si është jeta juaj seksuale, a është e rregullt si dikur?

4. A vepron ai vetëm për të ju nervozuar dhe për të ju penguar?

5. A ka bërë diçka që ka shkatërruar besimin në juve. A mund t’i besoni edhe më tutje?

Në se ju përgjigjeni drejt këtyre pyetjeve, menjëherë do ta kuptoni nëse lidhja juaj ka të ardhme, apo është koha për ndarje. “Të gjithë nganjëherë ndihen keq, por kjo nuk është arsye të ndaheni menjëherë. Mund përsëri të provoni në zgjidhjen e problemeve. Mirëpo, nëse lidhja është e keqe dhe me gjithë tentimin tuaj për ta bërë më të mirë asgjë nuk shkon, ndoshta me të vërtetë ka ardhur koha që ta lini pas shpinës”, thotë Rejçel Susman. Ndoshta jeta mund të ju duket romantike, por nëse shikojmë drejt, ajo nuk është. Qëndrimi për një kohë të gjatë në një marrëdhënie jo të mirë mund ta shkatërrojë cilësinë e jetës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi