Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në riedukim, i mituri përdhunon kujdestaren Empty Në riedukim, i mituri përdhunon kujdestaren

Fri 5 Oct 2012 - 15:35
Në riedukim, i mituri përdhunon kujdestaren Arrestuari-italiPescara, 3 tetor 2012, NOA- Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Mediat italiane informojnë se shqiptari ka dhunuar seksualisht kujdestaren e një qendre riedukimi për të mitur, ku djali ndodhej pas një grabitje që kishte kryer në muajin gusht.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë larg qendrës, pasi 15-vjeçari i kishte kërkuar kujdestares të realizonin një udhëtim në natyrë, raporton noa.al.

Por, sapo mbërritën në zonën malore dhe zbritën nga fugoni, djali u përpoq të joshte kujdestaren, por nisur nga refuzimi i saj, 15-vjeçari shqiptar ka përdorur dhunën dhe e ka sulmuar fizikisht.

Fillimisht e ka rrahuar dhe më pas i ka lidhur një rrip në qafë, duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale në të njëjtin fugon me të cilin kishin udhëtuar.

Kujdestarja, në gjendje shoku sërish është rrahuar dhe kërcënuar nga i riu shqiptar që të mos tregonte në polici dhe më pas është detyruar të drejtojë automjetin dhe të rikthehej në qendrën e riedukimit.

Në këtë moment ata janë hasur me karabinierët, të cilët pasi mësuan ngjarjen u drejtuan për të kapur djalin, që mbante me vete një thikë.

Por, kur uniformat blu po përpiqeshin të arrestonin 15-vjeçarin, ky i fundit i cili dyshohet që ishte nën efektin e medikamenteve, ka tentuar t’i godasë me thikë, por është ndaluar.

Gjithashtu policia ka sekuestruar si prova materiale, rrobat e djalit dhe të kujdestares, të cilat janë gjetur në automjetin, ku janë kryer aktet e dhunës.

Ndërkohë që kujdestarja, viktimë e dhunës është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

b.gj/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi