Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Chris Lemons, njeriu që u kthye nga… vdekja! Empty Chris Lemons, njeriu që u kthye nga… vdekja!

Sat 6 Oct 2012 - 14:50
Chris Lemons, njeriu që u kthye nga… vdekja! Liansd-300x224Ngjarjet nuk rrodhën ashtu siç i priste Chris Lemons, i cili përpiqet të rikujtojë ndjesitë që po përjetonte gjatë kohës që “po vdiste”. Ishte i zhytur krejt në errësirë, i ftohti ishte i tmerrshëm, ndërsa me trishtim mendonte Morag, të fejuarën e tij, të cilën besonte se nuk do ta shikonte kurrë më.
Kur mbaroi ajri, u mblodh dhe ndjehu sikur po humbej, u ndje krejt i vetëm në thellësitë e Oqeanit të Veriut.
Lemons 32-vjeçar punon si zhytës profesionist për thellësi të mëdha dhe punon për mirëmbajtjen e platformave të naftës në fund të detit, citon alb-observer.com.
Pak ditë më parë, teksa ndodhej në thellësi 80 metra nën sipërfaqen e detit, një aksident bëri që të pritej gypi që e furnizonte me ajër dhe oksigjen nga anija që ndodhej në sipërfaqe. Kështu, polumbari mbeti në mes të të ftohtit pa mundur që të vinte në kontakt me kolegët. Ai kishte me vete vetëm një pajisje të urgjencës që mund ta mbante në jetë 15 minuta, falë heliox, një përzierje heliumi dhe oksigjeni.
Por 40 minuta më vonë, thotë Lemons për britaniken “Times”, kolegët e tij mundën ta nxirrnin në sipërfaqe duke besuar se kishte vdekur.
Por ajo që ndodhi më vonë, i çuditi të gjithë dhe vështirë se mund të shpjegohet në rrugë shkencore. Zhytësi filloi të shfaqë shenja jete, pas dy frymëmarrjeve artificiale të një kolegu të tij. Pesë minuta më vonë, ai ishte në gjendje që të ngjiste vetë një shkallë, për t’u gjendur në një vend më të sigurt.
Dhjetë ditë më vonë, u gjend më në fund në shtëpinë e tij, pranë të fejuarës Morag Martin, drejtoreshë e një shkolle fillore të zonës. Aty, në ambient të ngrohtë familjar, ai filloi të flasë për mrekullinë që i ka ndodhur.
Lemons beson se të ftohtit mund ta ketë ndihmuar. Gjithashtu, tubi i ajrit nuk u ngrit në sipërfaqe por mbeti në thellësi të detit, kështu që mund të ketë ofruar pak oksigjen më shumë. Por ai u është mirënjohës kryesisht kolegëve të tij zhytës që i shpëtuan jetën.
“Më kujtohet që mendoja se kaq ishte. Nuk e besoja dot që po më ndodhte mua. Më kishte mbetur ajër vetëm për 15 minuta. Kohë e mjaftueshme për të menduar… Mendon gjërat që do të lësh pas, kryesisht dhimbjen që do t’u shkaktosh njerëzve të afërm. Vetëm mendimi që dikush duhej të njoftonte Morag, ishte i tmerrshëm!
Një moment uroja që të vdisja pa dhimbje. Por nuk po vdisja dhe nuk ndjeja dhimbje. A ju kujtohet momenti kur fjetët dje në darkë? Nuk mund të mbahet mend momenti fiks. Thjesht ndjen se gjithçka u err. Kështu ishte, kështu u ndjeva”, tha zhytësi me fat, i cili do të kthehet sërish në punë me të përfunduar hetimet në lidhje me këtë aksident që mund t’i kushtonte jetën. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi