Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Siri, 20 të vrarë nga sulmi ajror Empty Siri, 20 të vrarë nga sulmi ajror

Fri 19 Oct 2012 - 9:17
Siri, 20 të vrarë nga sulmi ajror Siri-bombe

Pas një sulmi ajror të ushtrisë siriane, të paktën 20 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe fëmijë. Ngjarja u rregjistrua në Marrat an Numan, 300 km në veri të Damaskut, kryeqytetit të vendit.

Banorëve iu desh të gërmonin nën rrënojat e ndërtesave, për të gjetur trupat e pajetë. Ky fakt vjen pasi grupet e të drejtave të njeriut në Siri thanë se 28 mijë persona rezultojne të zhdukur, të rrëmbyer nga ushtarët apo milicia siriane.

Ata thanë se kanë emrat e 18 mijë personave të humbur prej nisjes së protestave kundër regjimit të Bashar Al Asadit, marsin e vitit të kaluar si dhe 10 mijë raste të tjerë.
Grupi i aktivistëve "Avaz" tha se askush nuk është i sigurt prej fushatës të terrorit të nisur nga qeveria. Ai parashikon t’i dërgojë "dosjen" Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Kryengritësit sirianë po përpiqen të krijojnë zonën e sigurt në veri, por nuk mund të kontrollojnë hapësirën ajrore.

Të shtunën pritet të mbërrijë në Damask, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakdar Brahimi. Ai ka propozuar armpushim në ditën e Kurban Bajramit, që nis më 25 Tetor për t’i hapur rrugën procesit politik.

Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pilai tha se nëse nuk ndërhyhet në Siri, atëherë do të përballemi me një tjetër Bosnjë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi