- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Siri, 78 ushtarë të vrarë të enjten
Fri 2 Nov 2012 - 9:28
Të paktën 78 ushtarë qeveritarë janë vrarë ditën e enjte në Siri, shumica e të cilëve në sulmet ndaj postoblloqeve në Idlib, në veri të vendit.
Lajmin e bën të ditur Observatori sirian për të drejtat e Njeriut, që vlerëson se në tërësi viktimat e 24 orëve të fundit janë 104, civilë dhe rebelë.
Sipas Observatorit, në sulmet ndaj postoblloqeve në afërsi të Sarakebit janë vrarë 45 ushtarë.
Ndërkohë, në internet janë publikuar video të ndryshme që dëshmojnë ekzekutimet në masë të shumë ushtarëve, të cilët në fillim janë kapur dhe më pas ekzekutuar.
Dy ditë më parë një gjeneral madhor i aviacionit sirian u vra nga rebelët në qendër të Damaskut, raportoi televizioni shtetëror gjatë së martës.
Sipas raportimit, Abdullah Mahmoud al-Khalidi mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri në orët e para të mëngjesit, në lagjen e Rukn al-Din të kryeqytetit.
Ky është vetëm një prej sulmeve që vendos në shënjestër një prej figurave të rëndësishme të regjimit. Në muajin korrik, shpërthimi i një autobombe vrau ministrin e Mbrojtjes të Sirisë dhe kunatin e presidentit Assad, Assef Shawkat.
Siria është e përfshirë nga një luftë e përgjakshme që prej marsit 2011 dhe pavarësisht përjekjeve ndërkombëtare, pavarësisht një armëpushim i shpallur në ditët e Kurban Bajramit, si pjesë e nismave për të sjellë paqen në vend, përsëri dështoi.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi