Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Flet Chris Broadhurst: CATS Colleges, një mundësi për nxënësit shqiptarë Empty Flet Chris Broadhurst: CATS Colleges, një mundësi për nxënësit shqiptarë

Thu 25 Oct 2012 - 1:54
Flet Chris Broadhurst: CATS Colleges, një mundësi për nxënësit shqiptarë Chris-me-studente-300x198
Cambridge Education Group në Tiranë/ Interviste me Z.Chris Broadhurst, regional sales manager për Europën dhe Mbretërinë e Bashkuar

Bursa deri në 40% për të gjithë ata nxënës që kanë mesataren 9, nivel të anglishtes 6,5 pikë, ekuivalent me pikët e IELTS në Testin e Pranimit dhe mbi 75% në testin e matematikës
I themeluar në vitin 1952, Cats College është një nga ofruesit më të shquar të arsimit të pavarur në Britani, i cili për 60 vjet ka ndihmuar mijëra studentë të studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të botës. Shumë studentë aspirojnë të pranohen në një universitet të rangut të lartë në Mbretërinë e Bashkuar pasi arsimi në këtë vend gëzon një njohje globale për shkak të cilësisë më të lartë. Studentët përfitojnë nga mundësitë më të mëdha në jetën dhe karrierën e tyre. Mbretëria e Bashkuar është një nga liderët më me ndikim në të gjithë globin në sferën e edukimit dhe si e tillë përbën një destinacion të shkëlqyer për të studiuar. Njerëz të shquar si Bill Clinton, Mahatma Gandhi apo Margaret Thatcher janë produkt i shkollës britanike. Britania e Madhe gjithashtu ka një reputacion për risi me mbi 116 fitues të Çmimit Nobel. Në vitin 2010 për shembull, 30% e fituesve kanë qenë nga Britania e Madhe. Pranimi në një universitet të nivelit të lartë kërkon një punë dhe përkushtim të madh nga studenti dhe vendimet që ata marrin në fillim mund të ndikojnë në pëlqimin e tyre për të hyrë në universitetin e ëndërruar. Cats College ofron udhëheqje në këtë drejtim. Ky kolegj ka një traditë të fuqishme të rezultateve të shkëlqyera në A-level dhe IB (diploma ndërkombëtare). Ndërsa programi i University Foundation në Canterbury ishte i pari në Britaninë e Madhe dhe tashmë ka 30 vjet që ofrohet si program. Cats ka marrëdhënie të ngritura të punës dhe lidhje me universitetet më të mira duke qenë kështu i përshtatshëm për çdo nxënës që aspiron të studiojë në njërin prej tyre.

Çfarë duhet të bëjë një student shqiptar për të vazhduar studimet në Mbretërinë e Bashkuar?
Për ata studentë të cilë disponojnë një diplomë të shkollës së mesme dhe dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në Mbreterinë e Bashkuar, do t’u duhet të ndjekin një program që njihet si Foundation Program, një kurs 1 vjeçar për përgatitjen e studenteve jo vetëm nga ana gjuhësore por edhe akademike. Ky program shërben si urë kalimi nga sistemi akademik shqiptar në atë britanik. Pas përfundimit studentët mund të aplikojnë në Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Për ata nxënëa që janë aktualisht në shkollë të mesme, programi A-level, i cili zgjat 2 vjet, mundëson më pas kalimin në një nga Universitetet më të mira. A-level është i përshtatshëm për ata studentë që e dinë se në cilat lëndë ndihen të zotë dhe duan të kenë njohuri më të thella të tyre për të vazhduar studimet në universitet. Ndersa programi International Baccalaureate (IB) është alternativë për ata që dëshirojnë një gamë të gjerë lëndësh për të mësuar mjaftueshëm për shumë disiplina si matematika , shkencat, artet, etj.

Cilat janë disa nga kriteret e pranimit në CATS Colleges?

Studentët duhet të kenë një notë mesatare relativisht të lartë dhe një zotërim të mirë të gjuhës angleze. Më pas ata i nënshtrohen Testit të Pranimit, i cili përfshin testin e gjuhës angleze dhe të matematikës. Studentët duhet të kenë të mbrojtur testin IELTS, i cili përcakton nivelin e gjuhës angleze. Gjithashtu intervistat individuale me secilin student janë një kriter i rëndësishëm i përzgjedhjes. Në bazë të rezultateve të testeve si dhe të intervistave do të ofrohen dhe bursa te pjesshme. Studentët shqiptarë që kanë studiuar në CATS kanë arritur rezulate shumë të larta dhe kanë fituar studimet e larta në Universitetet më të mira në Britani si Oxford, Cambridge, London School of Economics, Imperial College London, etj.

Kur do të kenë mundësinë studentët shqiptarë për t’u intervistuar nga ju?

Unë do te jem i pranishëm në Tiranë për të përfaqësuar disa nga kolegjet më prestigjoze dhe gjithashtu për të ofruar këshilla dhe asistencë në përzgjedhjen e duhur të studimeve në programet A-Level, IB, University Foundation, Cambridge Pre-U etj. Cambridge Education Group do të jetë në Tiranë në datën 23 tetor, pra këtë të martë, nga ora 18.00 deri në 20.00, në datën 24 nga ora 16.00 deri në 19.00 si dhe me datë 25 tetor nga ora 10.00 deri në 12.00. Takimet do të zhvillohen në ambientet e Hotel Carlsberg, pranë Presidencës. Meqënëse takimet do të jenë të limituara, studentët duhet të kontaktojnë ose me mua personalisht në telefon +44 7979 680 591 dhe në email cbroadhurst@ceg-uk.com ose me Megi Mazrekun në 0692656317 dhe në email megi.mazreku@gmail.com.gazetatema
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi