Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Nuk dua të vdes si shoqja ime” Empty “Nuk dua të vdes si shoqja ime”

Mon 29 Oct 2012 - 18:09
“Nuk dua të vdes si shoqja ime” Hemodializa-300x225Ky apel i trishtë dhe i dhimbëm vjen nga një vajzë nga Dibra e cila vuan nga veshkat dhe ka nevojë urgjente për një trasplant veshke. Ajo quhet Emilieta Jasharit, është nga fshati Kovaçi i komunës së Maçellarës, në Dibër dhe tre herë në javë i nënshtrohet hemodializës si e vetmja mundësi për të vazhduar të jetojë edhe një ditë më shumë.
Babai i saj 52 vjecar ka tentuar që ti dhurojë veshkën e tij por ato janë të papërshtatshme kështu që atij i duhet të sigurojë një shumë të madhe parash për të bërë trasplantin në Pakistan, ku ka gjetur një dhurues.
“Jam i gatshëm të shes gjithçka dhe të shkoj në fund të botës që të shëroj vajzën dhe ta shoh të jetojë dhe të sillet si të gjithë të tjerët. Kemi gjetur një dhurues në Pakistan kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh. Nëse do i kisha paratë vajza mund të operohej më 12 nëntor por unë kam arritur të sigurojë vetëm 15 mijë nga të afërmit e mi”, tregon për mediat babai i saj që sëmundja e së bijës po e plak para kohe.
Më tej ai rrëfen se Emiljeta e frikësuar është mbyllur në vetvete, pasi një shoqja e saj ka vdekur para dy muajsh nga e njëjta sëmundje dhe nuk mundi që të kryejë trasplant.
“Nuk kërkoj të më ndihmojnë të ushqej apo të vesh fëmijët e mi, sepse këtë e bëj vetë, por shuma për operacionin e vajzës është shumë e madhe për të ardhurat e mia dhe kjo është shumë e vështirë. Jam gati të shes edhe tokën për të shëruar vajzën”, pohon 52 vjeçari Tahir Jashari, i cili merr ndihmë ekonomike./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi