Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Hë më të lumtë o shoqja Jozefinë! Empty Hë më të lumtë o shoqja Jozefinë!

Fri 23 Aug 2013 - 23:05
Dje, si gazetar dhe qytetar i këtij vendi kam përjetuar një emocion të papërshkrueshëm, kur pas më shumë se 22 vjetësh në demokraci, lexova mesazhin e Kryetares aktuale të Kuvendit, ende në detyrë. Dikush mund të thotë që shoqja Jozefina Topalli ka ikur për lesh? Joooo. Unë për vete u mallëngjeva shumë. Lotët më ikën çurg dhe m’u kujtuan o shokë kohët e lavdishme kur ishim kështjellë e pamposhtur në brigjet e Adriatikut dhe hidhnim valle në gojën e ujkut. Më në fund thashë, doli një burrneshë dhe ia theu hundët me fakte dhe brinjët me argumenta imperializmit amerikan.

Zonja Topalli në Facebook nuk i la kusur ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Po more, po. Ambasadori paska bërë një gabim të tmerrshëm, një gabim të pafalshëm, një gabim historik. Si more ambasador, paske guxuar të krahasosh 23 qershorin e këtij viti me 22 marsin e lavdishëm të vitit 1992 kur demokratikasit e Saliut ardhën për herë të parë në pushtet?

E vrava mendjen gjatë dhe u binda plotësisht se Jozefina Topalli ka të drejtë, ndërsa zoti Arvizu ka gabuar në mënyrë të pashmangshme si të gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara që kanë ardhur në Tiranë pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Më në fund u binda se ambasadorët amerikanë janë armiq të Shqipërisë. Ata, (sidomos këta dy të fundit), i kanë sjellë një dëm të pallogaritshëm atdheut tonë të shtrenjtë demokratikas. Më poshtë po paraqes disa argumente në favor të zonjës Topalli dhe natyrisht në disfavor të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht nga risku se qeveria në ikje e Doktor Berishës mund të më heqë statusin e gazetarit, ashtu si ushtarakëve që do dalin të protestojnë për SHQUP-in, domethënë mund të më shpallë person non grata në vendin tim. Megjithatë unë po e bëj këtë dhe ‘le të bëhet kiameti’ pas kësaj, siç i pëlqen Doktorit të shprehet pas ikjes së tij.

E para, ambasadori i Shteteve të Bashkuara e ka kryekëput gabim kur thotë se zgjedhjet e 23 qershorit ishin historike si ato të 22 marsit 1992. Si mund të bëhet ky krahasim? Këtu jam plotësisht në një mendje me zonjën Topalli, pasi nëse atëherë u përmbys diktatura e Ramiz Alisë, pasi Enver Hoxha kishte vdekur nja shtatë vjet më parë, më 23 qershor u përmbys Sali Berisha, Skënderbeu i Shqipërisë, burri më i madh i kombit, i pazëvendësueshmi, atij që edhe kur pjerdh i mbahen pordhët shënim, lideri, pra historik i Partisë Demokratikase.

E dyta, ambasadori Arvizu gaboi gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit dhe nuk doli në asnjë miting të PD-së përkrah Sali Berishës dhe të ngrinte dy gishtat përpjetë edhe ai. E kishim harruar thuajse fare këtë fakt dhe na e kujtoi një diplomat shumë i shquar sikurse është Kreshnik-Kreshnik-Kreshnik Çollaku, zv.ministri për punët e jashtme në ikje i qeverisë Berisha. Shumë mirë bëri zonja Topalli dhe zoti Kreshniku që na e kujtuan këtë, sepse në fakt në zgjedhjet e 23 qershorit Shqipëria rrezikohej nga kthimi në pushtet i neobllokmenëve të tipit Edi Rama. Legjendari Sali Berisha mund ta ndalte këtë rrezik po të kishte në krah ambasadorin Arvizu. Por ambasadori Arvizu nuk doli nëpër mitingje dhe këtu gaboi rëndë. Nuk e nuhati trendin e zhvillimeve dhe kjo ishte e pafalshme. Dhe ja ku jemi: me një qeveri neokomuniste dhe bllokmenësh të rinj me Edvin Kristaq Ramën në krye!

E treta, ambasadori Arvizu është treguar krejtësisht jo vizionar me deklaratën e tij të pardjeshme në Jalë. Miop, e quajti zonja Jozefinë me të drejtë. Pse? Sepse nuk i ka dëgjuar paralajmërimet shumë serioze që ka bërë ish-kryetari i PD-së dhe Kryeministri në ikje, pra dora vetë Sali Berisha se do të bëjë një opozitë shumë të fortë duke filluar që nga shtatori, për të rrëzuar sa më shpejt qeverinë e panisur të Edi Ramës. Të mos e nuhasësh dhe parandiesh riardhjen në pushtet të Berishës e të PD-së në qeverisje dhe të Jozefinës si kryetare e ardhshme e parlamentit, kjo është jo vetëm miopi, por është për të vënë kujen, kur kjo miopi manifestohet nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E katërta, ambasadori Arvizu është falsifikator i historisë. Kjo është jo vetëm e pafalshme, por edhe e dënueshme për një ambasador, sikurse e heq veten. Jam dakord me shoqen parafolëse Jozi se ky ambasador i pacipë duhet përgjigjet para gjykatave tona të pavarura për falsifikimin e historisë sonë të lavdishme, sidomos asaj demokratikase. Në fakt, unë duke qenë shumë i emocionuar nga mesazhi i zonjës Topalli, nuk e kam marrë vesh ende se çfarë ka falsifikuar ky ambasadori amerikan, por duke qenë se i besoj shumë zonjës Topalli, nuk e vë aspak në dyshim se diçka ka shkelur ambasadori dhe për këtë duhet të dënohet!

E pesta lidhet pashmangshmërisht me katër gabimet e rënda që rendita më sipër të ambasadorit Arvizu. Sipas Kryetares në detyrë të Kuvendit dhe sipas zv/ministrit të jashtëm në ikje, ambasadori Arvizu duhet të shpallet armik kllase dhe të ndëshkohet si i tillë. Zonja Topalli përmend Brezhnjevin, Reiz Malilen e të tjerë. Pra, është e qartë që kemi një grup armiqësor kundër Doktorit, madje me shtrirje planetare. Po të bëjmë një hamendësim të vogël, komploti është ideuar në Uashington, është miratuar në Moskë dhe është zbatuar në Tiranë. A nuk ju kujtohet se si gjoja rastësisht ndonjë vit e ca më parë ishte pikërisht ky ambasador që i dha zjarr lëvizjes ‘Vepro Tani!” E, çfarë ishte në thelb ajo lëvizje? Ngrihuni, o njerëz, merrni pjesë në votime dhe përmbysni Skënderbeun e Shqipërisë! E shikoni pra sa keq ka punuar ky ambasador?

Ky komplot i ka sjellë një dëm të pallogaritshëm Shqipërisë demokratikase. Po si nuk u preke ndopak more zoti ambasador nga lotët e Berishës në ditën e dorëheqjes si kryetar i PD-së? Kjo është kriminale! Atëherë, ndërgjegjësohuni o njerëz! Le të fillojmë një gjyq special kundër armikut të kllasës Aleksandër dhe në emër të popullit ti bëjmë një gjyq special mu në mes të Tiranës. Hë më të lumte o shoqja Jozefinë!
http://gazetadita.al/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Hë më të lumtë o shoqja Jozefinë! Empty Re: Hë më të lumtë o shoqja Jozefinë!

Fri 23 Aug 2013 - 23:48
he baxhella Jozefine
poshtersia e ka pas mbuluar kete vend
por desh zoti dhe e shporri faren tuaj prej bastardi
Poshte keto diktatore qe shtypen kete vend
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Hë më të lumtë o shoqja Jozefinë! Empty Re: Hë më të lumtë o shoqja Jozefinë!

Sat 24 Aug 2013 - 0:00
Roli politik i Jozefina Topallit sidomos kohet e fundit eshte pike per pike roli i "Panteres se Zeze" ne kohen e ish- diktatures. Vecse "Pantera e Zeze" e asaj katrahure ishte shume me e terhequr, shume me e permbatjur, shume me e thjeshte ne syte e publikut.
"Pantera e Zeze" e sotme eshte ne skalionin e pare te show-t politik. Eshte teper agresive. Dallohet per mendjemadhesi qe shkon deri ne arrogance. Kryeligjvenesja e Shqiperise Jozefina Topalli eshte ne avanguarden e shkeljeve te hapura ligjore me fyerjet e kercenimet qe do te konkuronin e benin "zhele" cdo "vagabond" shqiptar e nderkombetar.
Eshte bere edhe mjeshtre e mashtrimit kombetar dhe nderkombetar. Takimin dhe shoqerimin nga nje hotelier e paraqiti si nje Kongresmen amerikan. Mashtrimi i saj po kalon cdo kufi. Arrin deri aty sa arrin te genjeje edhe per takimin me ish- Senatoren e Nju Jorkut dhe miken e madhe te shqiptareve Hillari Klinton, sot Sekretare e Shtetit te SHBA-se. Aventure shume e rrezikshme. Guxim i cmendur. Skandal e mashtrim nderkombetar...
Cfare diplomacie (!?)

Sic shihet krejt qarte nje nga pikat ku ajo ka perqendruar krahmarrjen politike ndaj Berishes, krahas krijimit te kultit te saj mediatik, eshte pikerisht politika e jashtme, diplomacia, ku realisht ajo nga pergatitja dhe njohurite eshte pak me ulet se niveli medioker. Po ti hedhish nje sy statistikave , Jozefina Topalli ka udhetuar me shume se te gjithe kryeparlamentaret shqiptare te marre se bashku qe nga shpallja e pavaresise e deri sot. Vetem gjate vitit te fundit kilometrazhi i saj e ka kaluar gjysem milioneshin... Rezultatet konkrete te diplomacise Topalli :
Deboi diplomatet amerikane nga Kuvendi Popullor....
Deboi perfaqesuesit e OSBE-se nga Kuvendi Popullor...
Protesta me shkrim nga te dy palet.
“Gabim administrativ" u pergjigj kryediplomatja qe mashtroi dhe falsifikoi edhe protokollin e Kuvendit te Shqiperise, nje tjeter skandal kombetar e nderkombetar njekohesisht!
Hotelierin e paraqet si Kongresmen.
Takimin e fotot e 2004 me Hillari Klinton, numim tre te administrates amerikane i shet si te 20 Janarit 2009... E shet sapunin per djathe!

Turist diplomacia me rezultat zero (!? )

Ne cdo vizite qe ka bere jashte Shqiperise, kryeparlamentarja Topalli deklaron se sigurova perkrahjen per per ratifikimin e MSA, njohjen e Republikes se Kosoves ne Kuvajt, ne Arabine Saudite, ne Filifistuan…. per … terrci e verrci . Asnje nga keto shtete nuk e ka bere nje hap te tille. Kjo quhet diplomacia me rezultat zero jo nga dietat, salltanetet, mbi gjysem milione kilometra udhetime “first klas” me djersen e popullit, e deri shetitje ne kurriz devesh. Jo!
Vetem per “diplomacine” e kryeparlamentares “ish te persektuuar deri ne palcen” e “Dizenjatores” keto dy vitet e fundit jane bere shpenzime me te larta se per te gjitha delegacionet parlamentare shqiptare per gati nje shekukll te marra se bashku. Rezultati i saj konkret i barabarte me zero…. Kjo eshte diplomacia turistike me rezultatin zero.

Arroganca e skifterit dhe koteci i Berishes

Po cfare diplomacie munde te beje nje kryeparlamentare me te huajt, me boten kur ajo nuk merret vesh, nuk di te miresillet jo vetem me me deputetet e opozites por edhe te pozites , kur ajo i fyen, perjashton, ndeshkon deputetet e opozites duke i quajtur "vagabonde" e i kercenojne me perzenie per " zhelesh" e me vrasje ... Urojme te mos nxjerrin edhe koburet se do na e marrin edhe ate pak fytyre te nxirosur qe na ka mbete ne syte e botes( !? ) Amen !
Fuqia e vertete e Jozefines nuk eshte ajo vete por Berisha. Pa perkrahjen e tij brenda 24 oresh ajo e ha si cilido qe shkeli sadopak ne kallon e tij. Kush cenon Berishen sot e han suphane pupullucken sot jo neser.
Ne kotecin e politikes se Berishes ka dhe do te kete vetem nje kendez. Jo dy, as tre.... Ky kendez e ka emrin Sali Berisha. Ai mund te lejoje te kakarise ndonje pule si Jozi, persa kohe ajo i ben iso atij. Perndryshe.... perndryshe "Buy... buy baby !" A nuk ndodhi keshtu me Ceken.... Mustafajn e se fundi edhe me Aleksandrin....

Emiljano



Sponsored content

Hë më të lumtë o shoqja Jozefinë! Empty Re: Hë më të lumtë o shoqja Jozefinë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi