Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 0:58
  • Historia dramatike e një të reje nga fshati Vlosh i Fierit, e cila është përballur me dhunë seksuale, fizike e psikologjike

FIER - Historia e 19-vjeçares nga Patosi nis më 15 qershor të këtij vit, kur është bërë viktima e dy përdhunimeve nga bashkëshorti i shoqes së saj. “Gazeta Shqip” raporton kallëzimin e saj në polici, të cilën ky i fundit ia ka dërguar Prokurorisë së Fierit.

E reja akuzon një person se e ka përdhunuar dy herë, por pas arratisjes prej tij, ka mundur të nisë një jetë normale, duke u martuar në fshehtësi me një person të verbër.

Prokuroria ka kryer hetimet dhe ka dërguar në gjykatë të pandehurin, të cilin vajza e akuzon për përdhunim. E reja ka rrëfyer gjithçka për policinë, duke shpjeguar jetën e saj që nga vdekja e nënës dhe braktisja nga babai, mënyrën e arratisjes nga i fejuari, njohjen me gruan e përdhunuesit dhe ndihmën që i dha një e njohur për të gjetur të riun, me të cilin bashkëjeton.

Përdhunimi i parë

Prokuroria e Fierit ka dorëzuar në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të 55-vjeçarit Stefan Dulaj nga qyteti i Patosit, banor i lagjes “29 Marsi”, pasi akuzohet për përdhunim të 19-vjeçares. Pas hetimit gjashtëmujor, prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”, megjithëse ai nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se nuk është i aftë të kryejë marrëdhënie seksuale. Historia zë fill më 15 qershor të këtij viti, kur 19-vjeçarja E. M. është paraqitur në Komisariatin e Fierit, ku ka kallëzuar faktin se në javën e parë të atij muaji, Stefan Dulaj ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike. Ajo ka shpjeguar para hetuesve se ka qenë e fejuar me B. M., një të ri nga qyteti i Patosit, nga shtëpia e të cilit është larguar dy muaj para ngjarjes. Denoncuesja ka pohuar se pasi është larguar nga i fejuari, për motivet e saj, ka qëndruar tek disa vajza, që i ka njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook. Javën e parë të qershorit ka takuar bashkëshorten e të pandehurit, D. Dulaj, së cilës i ka kërkuar që të qëndrojë për disa kohë në shtëpinë e saj, në lagjen “29 Marsi” në Patos.

Në shtëpi ajo jetonte me të shoqin Stefan Dulaj, nipin dhe mbesën e tyre, të moshës përkatësisht dy e tre vjeç, si edhe një shoqe që i thërrasin me pseudonimin Noku (H. L.). Që natën e parë, asaj nuk i ka pëlqyer shoqëria e re dhe të nesërmen ka kërkuar të largohet, por Stefan Dulaj nuk e ka lejuar, duke kërkuar me ngulm që ajo të qëndrojë. Në mbrëmje, ajo ka fjetur në të njëjtën dhomë me dy fëmijët e mitur. Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në dhomën ku flinte kallëzuesja, ka shkuar i pandehuri, i cili i ka kërkuar që të pinin nga një cigare e të bisedonin. Ajo nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë dhe ai, pasi ka mbyllur derën e dritaren, i ka kërkuar që të shkonin së bashku në Greqi për një jetë më të mirë. Por edhe këtë ofertë e reja e ka refuzuar. Sipas 19-vjeçares E. M., në ato momente, i pandehuri ka nisur ta ngacmojë duke e prekur në pjesë intime. Në këto rrethana, ajo e ka kundërshtuar duke ia larguar duart me forcë, por sipas denoncueses, i akuzuari e ka qëlluar me pëllëmbë. Ajo ka shpjeguar se në këtë moment ka bërtitur por dhunuesi i ka zënë gojën me dorën e tij e me forcë ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj. Ai e ka kërcënuar që të mos i tregonte askujt për atë që kishte ndodhur mes tyre, duke përfshirë këtu edhe emrin e bashkëshortes së tij.

Përdhunimi i dytë

Në mëngjes denoncuesja i ka bërë me dije Stefanit dhe bashkëshortes së tij se do të largohej, por ata kanë insistuar të qëndronte, duke i thënë se mund të rrinte si në shtëpinë e saj. Pas kësaj, personat e tjerë të familjes janë larguar dhe denoncuesja ka mbetur vetëm me Stefanin në shtëpi. Sipas prokurorisë, në këto kushte i pandehuri ka mbyllur derën e jashtme e të brendshme të shtëpisë me çelës dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë, ku veç të tjerash e ka kapur edhe për fyti të dëmtuarën.

Arratisja

Më pas, kur Stefani ka qenë në tualet, kallëzuesja ka gjetur çelësin e shtëpisë dhe në momentin që po largohej është kthyer bashkëshortja e të pandehurit së bashku me shoqen e saj H. L. Pasi këto dy të fundit i janë lutur që të qëndronte, e dëmtuara është kthyer sërish në shtëpi. Por pavarësisht se ka qëndruar aty edhe atë natë, nuk i ka treguar askujt se çfarë kishte ndodhur. Të nesërmen Stefani dhe bashkëshortja e tij, D. D. janë larguar nga shtëpia, pasi kishin gjyqin e vajzës dhe denoncuesja ka mbetur aty vetëm me dëshmitaren H. L.

Duke diskutuar me njëra-tjetrën H. L. i ka thënë së dëmtuarës se duhej të largohej nga kjo shtëpi dhe njëkohësisht i ka sugjeruar lidhjen me djalin e një shoqes së saj në Fier, e cila quhej K. M. Pasi janë kthyer, Stefani dhe bashkëshortja e tij, e dëmtuara së bashku me H. L. ka shkuar në Fier te shtëpia e dëshmitares K. M. Denoncuesja ka shpjeguar se te shtëpia e dëshmitares K. M. ka qëndruar tre ditë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me D. M. me dëshirën e saj. Gjatë qëndrimit në Fier, Stefan Dulaj e merrte në telefon dhe kërkonte të kthehej përsëri, duke e kërcënuar. Në këto rrethana denoncuesja është paraqitur në polici ku edhe ka kryer kallëzimin përkatës.

Autori e mohon

Ndërkohë që ndaj të pandehurit Stefan Dulaj prokuroria ka siguruar një sërë provash për të vërtetuar fajësinë e tij, 55-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën duke pretenduar se gjithçka është një sajesë e denoncueses. Gjatë marrjes në pyetje, ai nuk ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen E. M., pasi, sipas tij, nuk është i aftë ta bëjë një gjë të tillë. Thekson se ka qenë dëshira e kallëzueses E. M., për të kryer marrëdhënie seksuale, por ai nuk ka mundur për arsyen e përmendur më sipër.

Gruaja e autorit

Nga shpjegimet që bashkëshortja e të pandehurit ka dhënë para hetuesve është mësuar se në muajin qershor të këtij viti i ka folur në rrugë një vajze të re, e cila është prezantuar me emrin Enxhi dhe i ka kërkuar që ta strehonte në banesën e saj. Ajo ka pohuar se ka pranuar ta marrë në banesë 19-vjeçaren dhe e ka trajtuar si fëmijët e vajzës së saj. “Aty ka qëndruar 3-4 ditë dhe ka fjetur me fëmijët e kësaj të fundit, në dhomë më vete”, ka pohuar dëshmitarja D.D.. Por, ajo ka theksuar se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur mes bashkëshortit të saj dhe së dëmtuarës. Ndërkohë, ka shtuar se pasditen e 12 qershorit, e reja është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.

Martesa e fshehtë

Ndërsa dëshmitarja tjetër, K.M. ka shpjeguar se më datë 12 qershor është telefonuar nga shoqja e saj H.L. e cila i ka thënë se i kishte gjetur një vajzë për djalin e saj. Ajo ka komunikuar paraprakisht me vajzën dhe i ka bërë me dije se djali i saj është i verbër. Pavarësisht nga ky fakt, e dëmtuara ka pranuar dhe bashkë me N. L. ka shkuar rreth orës 16:30 tek banesa e saj. Në bisedë me të vajza është prezantuar me emrin Enxhi dhe ka mësuar se nëna i kishte vdekur e se e kishte braktisur i ati. Ka pranuar të bëhet nusja e djalit të saj dhe ka premtuar se nuk do të largohej asnjëherë. Më pas, dëshmitarja K. M., ka pohuar se ka dalë në treg ku i ka blerë edhe rroba nuses së djalit të saj.

Kërcënimi ndaj vajzës

Më tej, dëshmitarja K. M. ka theksuar se kur e dëmtuara ka qenë në shtëpinë e saj i ka telefonuar Stefan Dulaj, me të cilin ka komunikuar edhe vetë. Ajo ka shpjeguar se në bisedë e sipër Stefani i ka thënë se e ka dashur atë vajzë e se do të shkonin së bashku në Greqi. Po kështu i ka thënë se kishte foto nudo të saj në telefonin e tij që vërtetonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dhe se shenjat që kishte në trup ia kishte shkaktuar ai. Pas këtyre kërcënimeve, dëshmitarja K.M. së bashku me të dëmtuarën kanë shkuar në polici dhe kanë kryer kallëzimin përkatës.

Babai i vajzës

Prokuroria ka marrë edhe deklarimet e babait të së dëmtuarës, F. M. banor i fshatit Vlosh në Rrethin e Fierit. Ai ka shpjeguar se e dëmtuara E. M. është vajza e tij dhe se ajo ka qenë e fejuar me një djalë nga Patosi. Ndërkohë ka shtuar se tre muaj më parë vajza është larguar nga shtëpia e të fejuarit pa dijeninë e tyre dhe pa lënë asnjë adresë. Më tej dëshmitari F.M. ka pohuar se së bashku me dhëndrin kanë kërkuar ta gjejnë, por nuk kanë mundur.

Ndërsa dëshmitarja H. L., e cila është edhe shkuesja e lidhjes së të dëmtuarës me D. M. nga Fieri, ka deklaruar se kur ka qenë te banesa e të pandehurit ka takuar një vajzë të cilën shoqja e saj D. D. e kishte prezantuar si mbesën e saj. Por të nesërmen kur po dilte nga banesa, e dëmtuara i ka kërkuar ndihmë duke i thënë se aty e keqtrajtonin dhe se bashkëshorti i D.D., Stefan Dulaj e kishte përdhunuar.

Pasi ka dëgjuar 19-vjeçaren, dëshmitarja H.L. i ka premtuar se do ta çonte te shoqja e saj, e cila ka një djalë dhe po t’i pëlqente, të martohej me të. E dëmtuara ka pranuar dhe kanë shkuar te K. M. në qytetin e Fierit ku është njohur me djalin e saj dhe ka rënë dakord që të qëndrojë aty. Nga burime të gazetës mësohet se kallëzuesja vazhdon të jetojë me djalin e dëshmitares K. M. në qytetin e Fierit.


/Shekulli Online/ Gazeta Shqip/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 13:08
mua me duket kokrra e kurves perderisa e hengri nje here nuk ishte e cuditeshme ta hante per here te dyte e te trete por sic duket heren e dyte se ka kenaqur dhe eshte larguar
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 22:26
Epo shiko halli cfare te ben kyyyy ...eshte mos te zente nganjehere se 'kokrra' te tilla sheh shpesh andej!!!

Njerez budallenj!
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 22:48
hallin e kesaj se kuptova te njohesh nje njeri ne komp ti shkosh ne shtepi te perdhunojne te mos ndihesh te perdhunojne serish nuk e di me te vertete se cpo ndodh me kete milet kendej
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 23:02
E pra per ate e kisha e une sepse dicka nuk shkon ne tere historine!!!
Por qe e cudi mos na bej se jemi mesuar me budalleqe te tilla andej!
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 23:06
AnGeLiC shkruajti:E pra per ate e kisha e une sepse dicka nuk shkon ne tere historine!!!
Por qe e cudi mos na bej se jemi mesuar me budalleqe te tilla andej!
 cmenduria ska fund kendej
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 23:11
Qenka trajtuar tema.

Ta bejne ne kembe,,,,,,,,,,andej nqs sillesh ashtu.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 23:30
Sillet si, kush,,,, !?

Shprehuni se pa pagese jane te shkretat fjale!! kyyyy
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 23:32
"Semundja mendore eshte shpjegimi sipas modes per mekatin."
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Fri 21 Nov 2014 - 23:47
Shpjegimi nuk eshte por qe vuajme menderisht si popull kjo dihet,meshkuj e femra!!

Tani ne gjykojme nga jashte pa e njohur femren ne fjale kshu qe normale ta etikojme ate si e perdale...ndoshta edhe eshte!! Por ekziston e mundesia te jete nje budallek (si shume gomarlleqe ,sory kyyyy te tjera qe ndodhin andej) per te cilen e ajo tani te jete bere pishman e ti thote vetes : Sa tru thare femer qe jam!! Ndonese vone tash kyyyy
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Sat 22 Nov 2014 - 0:29
Po po.

Dini me gjykuar ju.

Pse merr persiper pesha qe s'mbani dot?

Ka qene,budallalleku andeja,e perralla me mbret.

Mos frekuento banja publike se shkruan

Jam Jani,Jorgoja,Pandeliu,Theodhoriu,Dhimitriu, e bej seks oral.

C'tu thuash andeja matane nga je ti?
Se jane homoseksuale,por jane paqesore?

Ate e di gjithe bota,E ATA VETE.

Matane,ketej,andej e tralalalalala.

Ik tani,mos u thello(mundo kokrrat tua) se ben ndonje gje ne kete ore.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Sat 22 Nov 2014 - 0:41
E atje ishte puna se une thashe andej e te ofendova Shqiptaret ty!!

Jo ketej femrat jane shume kerkuese,nuk futen ne cdo porte!! kyyyy

Epo Albo nga ata qe shkruan ka kudo,edhe andej nga Shqiperia jote madje plot! Very Happy

Lexojeni shkrimin me siper se si ka ndodhur historia e nese ju ju duket gjithcka normale atehere flasim e per Hellenat!!
Sponsored content

Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë Empty Re: Strehohet tek shoqja, burri i saj e përdhunon dy herë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi