Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Berisha: Vlora s’është anashkaluar  Empty Berisha: Vlora s’është anashkaluar

Mon 29 Oct 2012 - 22:41
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, se Vlora nuk është anashkaluar nga ceremonitë në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavaresise.

Sipas tij, festimet nisin në 25 nëntor në Shkup, më pas zhvendosen në Prishtinë dhe Vlorë, ndërsa në mesditën e 28 Nëntorit do të lëvizin në Tiranë.

Pa specifikuar ceremonitë në qytetin e Vlorës, Berisha tha se peshën dhe vendin kryesor të festimeve do ta ketë Tirana.

“Veçanërisht të pandershme, arkaike e provinciale kanë qenë pretendimet se po përjashtohet Vlora apo se po bëhen përpjekje për errësimin e figurës së Ismail Qemalit.

Festimet fillojnë në Shkup më datë 25, vazhdojnë në Prishtinë, në Vlorë dhe më pas kthehen në Tiranë. Në Tiranë në çdo ngjarje kombëtare do ketë peshën më kryesore

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë Vlora është përfshirë në mënyrë thelbësore në protokoll. Festimet fillojnë në Shkup më datë 25, vazhdojnë në Prishtinë, në Vlorë dhe më pas kthehen në Tiranë. Në Tiranë në çdo ngjarje kombëtare do ketë peshën më kryesore. Por ata që bëjnë një analizë provinciale nuk mund t’u kujtohet”, deklaroi Berisha.

Pasi mori si shembull Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara që është firmosur në Filadelfia, por festa bëhet në Uashington, kryeministri hodhi poshtë zërat për errësimin e figurës së Ismail Qemalit.

“Asgjë nuk mund të zvogëlojë veprën e ndritur të tij, por gjatë 100 viteve nuk është vendosur shtatorja e tij. Tani, ajo do të vendoset në Tiranë dhe ky qenka nënvlerësimi që i bëhet figurës së tij! Ky është koncept i ulët”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha deklaroi se vizita e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, më 1 nëntor në Tiranë, është një ngjarje e madhe.

"Shprehim mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e sekretares Clinton. Shqipëria në këto 100 vite pavarësi, ia doli pasi pati aleatë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës", u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij përpara deputetëve demokratë, Berisha ftoi kryesocialistin Edi Rama, që të lejojë deputetet socialistë që të votojnë në Parlament ligjet e mbetura që kërkojnë shumicë të cilësuar. "Me bllokim nuk mund të fitohet kapital politik", tha Berisha.
Berisha: Vlora s’është anashkaluar  Berisha-grupi-fotore
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Berisha: Vlora s’është anashkaluar  Empty Re: Berisha: Vlora s’është anashkaluar

Mon 29 Oct 2012 - 22:43
ftyra e poshter sali krimineli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi