Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si do ta festojnë gratë e huaja që jetojnë në Tiranë, Halloweenin Empty Si do ta festojnë gratë e huaja që jetojnë në Tiranë, Halloweenin

Thu 1 Nov 2012 - 2:08
Si do ta festojnë gratë e huaja që jetojnë në Tiranë, Halloweenin HollouinJuliette Chateauneuf, Presidentja e “Tirana Women’s International Group” tregon se ku do të mblidhen të huajët e Tiranës për festën e Halloween-it.Tirana në disa dyqane prej dytësh është mbushur me maska, tullumbace të zeza e portokalli madje edhe kilogrami... i kungullit ka shkuar 2 000 lek të vjetra në treg. Sot është festa e Halloween-it dhe kungulli është simbol i kësaj feste. Mbrëmja e sotme do të mbushë rrugët e lokalet e kryeqytetit me të rinj me maska të frikshme, por edhe me vajza të veshura si zana e engjëj. Ne menduam të shkonim ca më tej. Tek ata të cilët e kanë shpikur dhe festuar të parët këtë festë, tek të huajt që jetojnë në Tiranë prej disa vitesh ku njeri prej patnerve ( bashkëshorti) në një institucion . Gjithmonë jemi bërë kuriozë se si e festojnë ata këtë festë? Si organizohen gratë e huaja që jetojnë në kryeqytet? Për këtë takuam presidenten e “Tirana Women’s International Group”, ajo është Juliette, e cila së bashku me një grup grash e vajzash, prej një muaj kanë filluar të përgatiten për natën e...31 tetorit. Juliette jeton në vendin tonë që nga shtatori i vitit 2009 me bashkëshortin e saj Victor. Ata janë të dy shtetas amerikanë. Ajo ka punuar ndërkombëtarisht si drejtore projektesh, specialiste e mikro-financave, trajnere e të rriturve, profesoreshë biznesi dhe këshilltare financiare për më shumë se 30 vjet. Juliette, në një bisedë me ne, ka treguar se u bënë ditë që merret me organizimin e Halloween-it. “TWIG” ka prenotuar një sallë gjigante, ku janë ftuar të gjithë anëtaret e shoqatës me familjet e tyre në Tiranë. Qëllimi nuk është vetëm argëtimi, por nëpërmjetargëtimit pjesëmarrësit kontribuojnë për rritjen e fondeve me qëllim dhënien për donacion... Juliette tregon:

Juliette, ku do ta kaloni natën e Halloween-it?

Mbrëmjen e Halloween-it do ta kalojmë me mikeshat e mia, anëtare të shoqatës “Tirana Women’s International Group”, familjet dhe miqtë tanë në një festë të organizuar pikërisht me rastin e datës 31 Tetor. Pjesë e saj do të jenë familjet e huaja që kanë një mision diplomatik në Tiranë. Ne kemi disa javë që po punojmë me organizimin e festës. Ka shumë detaje të bukura, por ndër ato më interesantet është dekori, ku mbizotërojnë kungujt dhe drita e qirinjve, prania e 3 lojtarëve të cirkut, midis tyre një xhongliere. Këta do të performojnë dhe luajnë me zjarrin dhe pa harruar muzikën e përzgjedhur enkas për Halloween. Gjithashtu, festa ka një kod: veshje e zezë ose portokalli,e shoqëruar detyrimisht me një maskë. Fëmijët mund të veshin personazhet e tyre të preferuar.

Çfarë dini ju për këtë festë?

Halloween-i ka origjinë pagane dhe kohë më vonë është lidhur me krishtërimin. Organizohet në lidhje me nderimin që i bëhet shenjtorëve ditën e 1 Nëntorit. Nata e 31 Tetorit i shërben gjithë shpirtrave që enden në Tokë, të cilët ende duhen të hakmerren para se të shkojnë në Parajsë. Prandaj pikërisht ata maskohen për të fshehur identitetin prej gjërave të këqija që shkaktojnë. Irlandezët dhe Skocezët e sollën këtë festë në shekullin XIX dhe sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kompani të posaçme që merren me prodhimet e dekorimeve për këtë festë, madje dhe kompani që kultivojnë kunguj, të cilët arrijnë edhe në qindra kilogramë.

Është hera e parë që ju organizoni një aktivitet të tillë?

Vazhdimisht, gjatë 30 viteve në profesion kam qenë vullnetare e organizimit të aktiviteteve, të cilat jo vetëm rrisin fondet për bamirësi, por mbi të gjitha synojnë të zhvillojnë projekte që i krijojnë mundësi reale zhvillimit ekonomik te grave në nevojë. “TWIG” është shoqata e grave anglishtfolëse në Shqipëri. Ne punojmë vullnetarisht për gratë, pasi ato kujdesen për foshnjat, fëmijët, familjen dhe kështu për gjithë shoqërinë.

A organizoheni shpesh në aktivitet të tilla të ngjashme?

Po, ne organizuam këtë vit “African Party” , do të ndihmojmë në organizimin e Pazarit të Krishtlindjeve në dhjetor dhe Panairin e Arteve vitin që vjen. Ky aktivitet e i fundit është një mundësi për të zhvilluar aftësitë artizanale të grave të Shqipërisë e Kosovës dhe për t’i ndihmuar ato në ngritjen e bizneseve të vogla me themel zhvillimin e traditës dhe kulturës Shqiptare.



INTERVISTE



Blendi Salaj: Sot do të jem "John Belushi në rolin e vëllait Blues"





Një vëzhgim në terren na nxori në një përfundim që, mjafton të jetë festë, por se çfarë kuptimi ka ajo, nuk ka shume rëndësi! Shqiptarëve u pëlqen të argëtohen dhe kjo mjafton. Ne kemi folur me Blendi Salajn, pedagog, i cili ka jetuar dhe studiuar në Amerikë. Ai është dëshmia se si festohet në SHBA dhe se si këtu duke na treguar eksperiencat e tij.

Cili është dallimi midis të festuarit në Amerikë dhe këtu?

Atje kur ka Halloween bëhet nami. Ju e patë se ç’bëri Uragani Sandy në vigjilje të kësaj feste! Në Shqipëri kjo është një festë e huaj, që ka nisur të pëlqehet pasi ka atë pjesën e lezetshme e të veshurit si ndonjë personazh apo ndonjë krijesë e frikshme, e cila është shumë joshëse për të rinjtë, veçanërisht për vajzat që mund ta përdorin për ta lënë fantazinë e tyre të lirë të jenë kushdo grua që duan të jenë, atë natë. Atje fëmijët janë shumë aktivë, pasi janë ata që dalin pasdite dhe trokasin në çdo shtëpi të lagjes për të mbledhur ëmbëlsirat që u takojnë. Këtë vit, të dielën në mbrëmje trokitën edhe në derën tonë. Ishte për herë të parë që na erdhën fëmijë për Halloween, tre çuna, kalamaj të lagjes. Fituan ca karamele nga ne.

Cili është qëllimi i kësaj feste, po ju vetë, ku do të festoni, çfarë do vishni?

Nuk ka ndonjë gjë për të festuar, por sot në "Klubin e mëngjesit" do të jemi të gjithë të veshur si për Halloween. Unë për vete kam zgjedhur një kostum që është i kollajtë për një mashkull, por që gjithashtu tregon se e ke marrë Halloween-in me seriozitet. Do të vesh kostum të zi, me kravatë, me kapele të zezë dhe me një palë syze të errëta. Do të jem "John Belushi në rolin e vëllait Blues". Akoma nuk jam i sigurt se çfarë do të veshin të tjerët për Halloween, por ne e kemi lënë që secili të bëjë si i do qejfi, pasi kjo është edhe idea e kostumeve, që secili të zbulojë kreativitetin dhe imagjinatën e vet.



MASKIMI

Si të përgatitesh lirë edhe sa më frikshëm

Halloween është sot dhe ju nuk keni gjetur akoma kostumin? Nuk keni shumë deri në darkë, por mos u shqetësoni ka gjithmonë një zgjidhje. Të jesh në brendësi të kësaj atmosfere, jo domosdoshmërish duhet të kesh një kostum të shtrenjtë të blerë enkas për Halloween. Ndonjëherë imagjinata dhe prakticiteti ju zgjidh punë. Një model flokësh, një dizenjo i fytyrës apo model thonjsh edhe jeni gati për PARTY! Për të gjithë ata që janë konfuze, po ju propozojmë disa veshje dhe jo vetëm, për të qenë të denjë për festen e Halloween.

1. Zanë e pyllit

Zanat e pyllit janë figura surreale, të përrallave dhe legjendave të ndryshme. Edhe pse nuk janë të frikshme, përkundrazi, pamja e tyre është shumë tërheqës dhe interesant. Ajo çfarë ju duhet është vetëm ngjyra jeshile. Mund të bëni vetë një maske për pjesën e syve me gjethe dhe lule ose mund të pikturoni fytyrën tuaj me tone të jeshiles. Flokët stilojini me sa më shumë lule dhe gjethe.

2. Mace

Macet janë më të preferuarat për femrat në këtë festë. Nëse nuk keni kostumin e lëkurës të “Cat woman”, pikturo fytyrën si një mace e vërtetë. Një palë veshe si të maces mund t’i gjesh shumë lehtë. Më pas bëni një top të zi në majën e hundës, 3 mustaqe në secilën anë dhe dy topa portokalli tek faqet. Do të jetë shumë argëtuese dhe e thjeshtë.

3. Kukull porcelani e frikshme

Femra dhe meshkuj, nëse qëllimi juaj është të keni një pamje sa më të frikshme për të trembur “shpirtrat e këqinj”, provoni të pikturoni fytyrën tuaj si një kukull vërtet e frikshme. Vajza: lyeni fytyrën me pudër të bardhë, nxini sytë në mënyrë ekstreme, theksoni qerpikët e poshtëm, bëni mollëzat e kuqe dhe lyeni buzët.



Entela Resuli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi