Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperia e dhunshme dhe Shteti qe “mungon”...  Empty Shqiperia e dhunshme dhe Shteti qe “mungon”...

Sat 3 Nov 2012 - 18:48
Vrasjet e vjedhjet të lidhura me hakmarrjen e bëjnë Shqipërinë të jetë në vendin e parë në Ballkan për dhunë.

Burimi:ikub.al
Shqiperia e dhunshme dhe Shteti qe “mungon”...  Images
Pak javë më parë, një grua 26-vjeçare u gjet në kazanin e plehrave në Korçë. Në trup kishte plagë të rënda dhe sipas mediave lokale, i shoqi e kishte keqtrajtuar deri në vdekje. Ky ishte vetëm një fakt kronike, që i shtohet një liste të gjatë dhune që është regjistruar muajt e fundit në Shqipëri. Statistikat i ngjajnë një bilanci lufte: në 3-mujorin e tretë të vitit 2012, plot 158 vetë janë vrarë, ndërsa 220 janë plagosur në vend.
Vrasjet e vjedhjet të lidhura me hakmarrjen e bëjnë Shqipërinë të jetë në vendin e parë në Ballkan për dhunë. Ja që 1.2 vrasje për 1000 banorë regjistrohen në Serbi, 1.9 në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri janë 4 për 1000 banorë dhe nga viti 2010, krimet janë shtuar me 40%. Kronika e zezë është bërë argumenti kryesor i mediave shqiptare. Plot 3 milionë shqiptarë mbeten çdo ditë të shokuar nga numri dhe makabriteti i krimeve.
Aktet e dhunës janë nga më të ndryshmet, por sa herë që ndodh një i tillë, Shqipëria shkon gjithmonë e më poshtë. Duket sikur është një konkurs drejt brutalitetit, një rrugëtim drejt vdekjes, një fatalitet nga ato që s’janë parë asnjëherë më parë. E sipas analistit Mustafa Namo, në Shqipëri, krimi dhe politika janë të lidhur ngushtë. Agjentët e policisë kanë raporte me kriminelët, politikanët përdorin kriminelët për të arritur qëllimet e veta, sidomos në periudhë elektorale. E të gjithë këto fenomene nuk bëjnë gjë tjetër veç të detyrojnë të reflektosh për një fenomen më të gjerë: perëndimi i shtetit, dobësimi i institucioneve, mungesa e efektshmërisë së policisë e drejtësisë.(globalist)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperia e dhunshme dhe Shteti qe “mungon”...  Empty Re: Shqiperia e dhunshme dhe Shteti qe “mungon”...

Sat 3 Nov 2012 - 19:17
Shkaterrim!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi