Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Shkencëtarët me teori kuantike për ekzistencën e shpirtit Empty Shkencëtarët me teori kuantike për ekzistencën e shpirtit

Sat 3 Nov 2012 - 22:07
Shkencëtarët me teori kuantike për ekzistencën e shpirtit 81d24_313-400x233Përvojat e vdekjes klinike sipas kësaj teorie të re ndodhin kur grimcat kuantike të cilat përbëjnë shpirtin e braktisin sistemin nervor dhe nisen për në gjithësi.
Siç pohojnë dy shkencëtarë, dr. Stuart Hameroff nga SHBA dhe fizikani britanik sir Roger Penrose, vetëdija apo shpirti është në të vërtetë program i kompjuterit kuantik në trurin tonë i cili mund të vazhdojë ekzistimin në gjithësi edhe pas vdekjes. Shkencëtarët në këtë mënyrë kanë provuar të shpjegojnë fenomenet e përvojave të vdekjes klinike. Ata kanë punuar në këtë teori prej vitit 1996.
Teorinë apo konstatimin e tyre e kanë bazuar në teorinë kuantike të vetëdijes, duke pohuar që shpirti ynë është i vendosur në mikrotubula, që janë struktura brenda qelizave të trurit.
Sipas tyre, vetëdija është rezultat i performansës së gravitetit kuantik brenda mikrotubulave (proces të cilin ata e quajnë orchestrated objective reduction – Orch-OR apo reduktimi objektiv i orkestruar), gjë që i ka shtyrë në përfundimin që shpirti ynë është shumë më shumë se interaksion i thjeshtë i neuroneve në tru. Në të vërtetë, shpirti është i krijuar nga vetë gjithësia dhe madje nuk përjashtojnë edhe mundësinë që ka ekzistuar edhe para fillimit të kohës.
Kjo teori e cila tërheq shumë nga budizmi thotë që gjatë përvojave të vdekjes klinike mikrotubulat humbin gjendjen e tyre kuantike, por informatat që përmbajnë nuk janë shkatërruar por thjesht vetëm braktisin trupin dhe kthehen në gjithësi.
Në rast se pacienti kthehet në jetë, informatat kuantike kthehen në mikrobutula dhe kjo është në fakt ajo që njerëzit e përshkruajnë si përvojë e afërt e vdekjes apo vdekja klinike. Por, nëse personi vdes, informatat vazhdojnë të jetojnë pakufi jashtë trupit, si shpirt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi