Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fizika kuantike provon se ka jetë pas vdekjes Empty Fizika kuantike provon se ka jetë pas vdekjes

Sat 16 Nov 2013 - 15:39
  • Në teorinë biocentrik vdekja është një iluzion

  • Robert Lanza thotë se jeta krijoi universin, jo anasjelltas

  • Kjo do të thotë se hapësira dhe kohë nuk ekzistojnë në rrugë lineare

Fizika kuantike provon se ka jetë pas vdekjes Article-2503370-1969B3EE00000578-813_306x423

Pjesa dërrmuese e shkencëtarëve mund të thonë se koncepti i jetës së përtejmë është i pakuptimtë, apo i pa provueshëm. Por një ekspert thotë se ai ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar jetën pas vdekjes dhe këtë mund ta zbulojmë përmes fizikës kuantike.

Profesori Robert Lanza thotë se teoria biocentrizmit na mëson se vdekja që njohim ne është një iluzion i krijuar nga koshienca njerëzore. “Ne mendojmë se jeta është thjesht një aktivitet i karbonit dhe një bashkëveprimi molekular, jetojmë për disa kohë dhe më pas tretemi nën tokë”, tha shkencëtari për “Daily Mail”.
Fizika kuantike provon se ka jetë pas vdekjes Article-2503370-1969500E00000578-827_634x357
Lanza, i cili punon për Universitetin Wake Forest të North Carolina-s në SHBA, thotë se ne si qenie njerëzore besojmë te vdekja sepse “na kanë mësuar të parët se vdesim”, e thënë ndryshe, koshienca jonë është e lidhur me jetën brenda trupit dhe ne e dimë se trupi vdes. Teoria e tij e biocentrizmit shpjegon se vdekja nuk është aq fataliste sa mendojmë ne.

Biocentrizmi klasifikohet si teoria e gjithësisë dhe vjen nga greqishtja, ku në qendër të saj është jeta. Sipas teorisë, besohet se jeta dhe biologjia janë në qendër të gjithçkaje, dhe se jeta krijoi universin dhe jo universi jetën. Kjo do të thotë se është koshienca njerëzore ajo që përcakton madhësinë e objekteve në univers.
Fizika kuantike provon se ka jetë pas vdekjes Is-death-an-illusion-evidence-suggests-death-isnt-the-end
Lanza e shpjegon këtë me shembullin se si ne e perceptojmë botën që na rrethon. Njeriu e sheh qiellin blu, dhe atij i është thënë se ngjyra që ai sheh është blu, por qelizat në trurin e njeriut mund të ndryshohen për ta bërë atë që ta shikojë qiellin ngjyrë të gjelbër apo të kuq. Të shohë universin nga këndvështrimi biocentrik, do të thotë që hapësira dhe koha janë thjesht mjete të fiksuara në trurin tonë.

Kjo do të thotë se vdekja dhe ideja e pavdekësisë ekzistojnë në një botë pa kufij hapësinorë apo linearë. Teoricienët e fizikës besojnë se ka një numër të pafund universesh me varietete të ndryshme njerëzish dhe realitetesh.

/Shekulli Online/E.D./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi