Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

100 vjet Pavarësi, shtatore fringo për Adem Jasharin Empty 100 vjet Pavarësi, shtatore fringo për Adem Jasharin

Wed 7 Nov 2012 - 10:18
100 vjet Pavarësi, shtatore fringo për Adem Jasharin Shtatorrrja

Një nga elementet më të rëndësishme të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë do të jetë shtatorja e re në bronz e Adem Jasharit. Ajo do të vendoset në Rrugën e Durrësit, atje ku ndodhet busti i tij, por i amortizuar. Madje, edhe emri i tij është hequr dhe si për ta rregulluar, është menduar të gërvishtet sipërfaqja për të shënjuar emrin. Kjo, jo sipas një rregulli apo estetike të caktuar.

Shtatorja e re e Adem Jasharit do të jetë në bronz. Mjeshtri Muntaz Dhrahmi është edhe përkujdesësi i kësaj shtatoreje, punë e cila i është ngarkuar nga bashkia e kryeqytetit. Konkretisht shtatorja e Adem Jasharit do të inaugurohet me rastin e festës së Pavarësisë, pas datës 26 nëntor. Në ceremoninë e përurimit do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas mjeshtrit Dhrami, shtatorja pothuajse ka përfunduar në baltë dhe ka mbetur për t’i
100-Vjetori
100 ëndrrat e këtij 100-vjetori
Fushata “Një dritare, një flamur”
Shpëtim Gjika: Vlora njeh vetëm 28 Nëntorin
hedhur kallëpin e bronzit për ta bërë gati për përurimin e vitit jubilar.

Adem Jashari në bronz, jo më bust, por shtatore, ka si ideator kryesor kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili pak kohë më parë e ka thënë shkarazi në një nga takimet e tij për të mos prishur kalendarin e të papriturave me rastin e festës së madhe. Shtatorja do të inaugurohet me rastin e festës dhe bashkë me të pritet që për qytetarët e Shqipërisë, dhe të gjithë shqiptarët e trojeve që do të vizitojnë Tiranën, të vendoset për 100-vjetor një shtatore e Ismail Qemalit dhe një tjetër e Ahmet Zogut. Shtatoret e këtyre figurave u vendosën që të ngriheshin në vitin jubilar, me shumicë votash në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak.

Festimet

Qyteti i Tiranës do të shërbejë si kryeqendra e festimeve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Bashkia Tiranë ka planifikuar dekorimin e qytetit në një mënyrë sa më të veçantë gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Në mënyrë që të krijohet një atmosferë sa më festive dhe patriotike, është menduar që të dekorohen të gjitha rrugët kryesore të qytetit, si dhe dy sheshet kryesore të qytetit, përkatësisht sheshi “Skënderbej” dhe sheshi “Nënë Tereza”.

Përtej dekorimit me shirita ceremonialë me ngjyrat dhe logon e flamurit kombëtar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardin “Zogu i Parë”, si dhe në Rrugën e Durrësit dhe në Rrugën e Elbasanit, gjithashtu do të dekorohen me flamuj ceremonialë rrugët, akset kryesore të qytetit dhe institucionet. Rruga e Kavajës, kryqëzimi i sheshit “Wilson”, kryqëzimi te “Zogu i Zi”, kryqëzimi tek “21 dhjetori”, kryqëzimi te “Bërryli”, kryqëzimi te “Vasil Shanto”, kryqëzimi te Pallati me Shigjeta, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Universiteti Politeknik i Tiranës, ministritë kryesore.



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi