Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Paradoks? Monumenti për 100 vjet Pavarësi, shumica e projekteve janë të huaja Empty Paradoks? Monumenti për 100 vjet Pavarësi, shumica e projekteve janë të huaja

Fri 30 Mar 2012 - 16:41
Dorëzimi i boceteve për monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë, pranë
Galerisë Kombëtare të Arteve është në proçës, ndërkohë që deri tani
pjesa më e madhe e tyre janë nga artistë të huaj.

Sipas burimeve nga GKA (Galeria Kombëtare e Arteve), drejt Shqipërisë
kanë ardhur me postë krijimet e realizuara në mokete nga artistë të huaj
nga Irlanda, Gjermania, Kanadaja, Italia, Kosova, etj, ndërkohë që
afati i dorëzimit të tyre është shtyre deri në datën 15 mars. Prurjet
shqiptare deri tani janë më të pakta në numër.

Pas përfundimit të dorëzimit të të gjitha krijimeve që do të garojnë për
monumentin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, që do të vendoset në një
shesh të kryeqytetit, në datat 16-20 mars do të çelet në GKA një
ekspozitë me të gjitha bocetet dhe moketet e dorëzuara.

Gjatë ekspozitës, me urdhër të ministrit të MTKRS-së, Aldo Bumçi, do të
ngrihet edhe juria, e cila do të jetë ndërkombëtare, ku do të ftohen
artistë dhe studio që kanë eksperiencë në realizimin e këtyre
monumenteve.

Ajo do të shqyrtojë krijimet dhe më pas do të shpallë monumentin fitues,
realizimi i së cilës mund të jetë i derdhur në bronz apo beton, i
gdhendur në gur ose mermer si dhe në teknika të tjera të përziera.

Kjo vepër kushtuar 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit
shqiptar do të inaugurohet në 28 nëntor të këtij viti. Është menduar që
vepra monumentale të jetë e përmasave të mëdha, të cilat do të
përcaktohen në momentin e vendosjes së sheshit në të cilin do të
vendoset ky monument.

noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi