Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shqipëria 100 vjet Pavarësi, 30 balona kuq e zi në qiellin e Francës Empty Shqipëria 100 vjet Pavarësi, 30 balona kuq e zi në qiellin e Francës

Tue 18 Sep 2012 - 13:12
Shqipëria 100 vjet Pavarësi, 30 balona kuq e zi në qiellin e Francës 58413TIRANË-
30 balona kuq e e zi të dimensioneve të ndryshme u ngritën në qiellin e
qytetit bregdetar të Dieppit në Francë, duke performuar në spektaklin
"Shqipëri 100 vjet Pavarësi".

Shoqata e balonave, e kryesuar nga
piktori Zamir Mati, me mbështetjen e ambasadës shqiptare në Francë,
performuan në kuadrin e Takimit Ndërkombëtar të Balonave (Cerf-Volant)
në qytetin Dieppe të Francës, nga data 15-16 Shtator këtë spektakël, ku
ndër të tjera u ngrit dhe një objekt fluturues mbi 120 metra i gjatë,
mbi të cilin ishte qendisur mbishkrimi: "Albanie 1912-2012".

Nisur
nga vëmendja që zgjoi prania e një larmie objektesh kuq e zi në këtë
manifestim, këndi shqiptar u bë objekt i mediave lokale të shkruara e
atyre vizive si dhe i paneleve publicitare të ngritura me këtë rast. Në
veprimtarinë e mësipërme ishte i pranishëm dhe ambasadori shqiptar
Ylljet Aliçkaj.

Gjithashtu, për herë të parë në këtë manifestim u
bë e mundur dhe pjesëmarrja e një ekipi nga Kosova, përfaqësuar nga
piktori Eshref Qahili".
(ma.ar/BalkanWeb)
Shqipëria 100 vjet Pavarësi, 30 balona kuq e zi në qiellin e Francës Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi