Malala i sfidon sërish talibanët duke lexuar
Fri 9 Nov 2012 - 18:30
E ulur në shtratin e spitalit duke lexuar libra e kartolina që i kanë ardhur nga shumë dashamirës, Malala Yousufzai është simbol i kurajës.15 vjeçarja u qëllua në kokë nga një taliban në Pakistan, pasi ajo i sfidoi ata duke shkruar në lidhje me rëndësinë që ka edukimi për femrat.
Ajo u dërgua në Britani për kurim të specializuar pasi plumbi e goditi në kokë dhe i preku trurin.
Tani adoleshentja po e merr veten dhe ka nisur që të falenderojë mbështetësit e saj për fjalët e mira.
Me mijëra njerëz kanë kërkuar që ajo të marrë çmimin Nobel për Paqen.
Burimi: tema
Lajmi origjinal: Talibanët, plumba 14 vjeçares, mbronte të drejtat e vajzave
Një 14 vjeçare nga Pakistani u qëllua nga talibanët. Ajo ishte aktiviste e të drejtave të vajzave për shkollim. Malalai Yousufzai u sulmua ndërsa kthehej në shtëpi nga shkolla. Ajo është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vajza ishte nominuar për një çmim ndërkombëtar të paqes. Që kur ishte 11 vjeç, ajo kishte nisur të shkruante një ditar për radion BBC, ku tregonte vështirësitë e vajzave për të mësuar. Talibanët pushuan luginën Swat, ku jeton ajo dhe urdhëruan mbylljen e shkollave. Ajo shkroi vjet se kishte frikë se talibanët mund ta rrëmbenin ose t’i hidhnin acid në fytyrë. Ajo tregonte se dëshironte të mësonte juridik dhe të hynte në politikë. “Ëndërroj një vend ku edukimi do të mbizotërojë,” tha ajo.
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Malala i sfidon sërish talibanët duke lexuar
Sun 11 Nov 2012 - 12:24
asht nji domethanje e madhe ....asht heroine e vertete kjo vajze
- Cili eshte libri i fundit qe keni lexuar apo jeni duke lexuar
- Gazetarja shkrihet se qeshuri duke lexuar lajmet
- Shoferi i autobusit xhirohet duke lexuar libër gjatë vozitjes
- Sërish 17 nëntor, sërish dita e maces së zezë
- Dokumentar jeta e Malala nga Pakistani, hëngri plumb kokës nga talebanët pse këmbënguli që vajzat ..
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi