Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

BB paralajmëron për borxhet e larta të Ballkanit Perëndimor Empty BB paralajmëron për borxhet e larta të Ballkanit Perëndimor

Mon 12 Nov 2012 - 15:15
BB paralajmëron për borxhet e larta të Ballkanit Perëndimor Bb_paralajmeron_per_borxhet_e_

“Pasiguria afatgjate në eurozonë do të thotë se po ballafaqohemi me recesion së sërishëm”, theksoi Armitixh dhe shtoi se Banka në këtë moment vlerëson se Ballkani Perëndimor është në recesion.
Vendet e Ballkanit Perëndimor këtë vit po ballafaqohen me recesion të ri, me ç’rast rënia më e madhe prej 2,5 për qind pritet në Serbi, ndërsa rimëkëmbja në vitin 2013 do të jetë tejet e ngadalshme, paralajmëroi Banka Botërore.
Nivelet e borxhit në disa vende gjithashtu janë më të larta, vërejti koordinatorja e BB-së për Ballkanin Perëndimor Xhejn Armitixh.
“Do të thoja se borxhet në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri janë në nivel tejet të rrezikshëm, posaçërisht në Shqipëri ku ai është 60 për qind nga Bruto prodhimi vendor, ndërsa ato me shpejtësi po rriten edhe në Serbi dhe Mal të Zi”, theksoi ajo në intervistën për Rojters, njoftoi Tanjug.
Parashikimi i BB-së për Serbinë është më pesimisti, për shkak se ky vend, siç thuhet, ka vështirësi në stimulimin e rritjes në kohë kur po përpiqet ta ulë deficitin e saj rritës buxhetor.
“Pasiguria afatgjate në eurozonë do të thotë se po ballafaqohemi me recesion së sërishëm”, theksoi Armitixh dhe shtoi se Banka në këtë moment vlerëson se Ballkani Perëndimor është në recesion.
Shqipëria dhe të dy ish-republikat jugosllave për momentin janë të ballafaquara me rënie të eksportit dhe shterrje të investimeve të drejtpërdrejta të huaja, për shkak të krizës debitore në eurozonë, i cili është burimi kryesor për tregti dhe investime për rajonin.
Armitixh theksoi se vetëm Kosova me siguri do të vazhdojë me rritje falë nivelit të ulët të integrimit me tregjet evropiane, borxhit të vogël dhe investimeve të mëdha në infrastrukturë.
“Vitin e ardhshëm do të vijë deri në rritje tejet të ngadalësuar në këtë rajon. Deficitet janë gjithkund në rritje, kështuqë vendet i presin kohëra me të vërtetë të vështira”, paralajmëroi Armitixh.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

BB paralajmëron për borxhet e larta të Ballkanit Perëndimor Empty Re: BB paralajmëron për borxhet e larta të Ballkanit Perëndimor

Sun 18 Nov 2012 - 12:05
“Do të thoja se borxhet në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri janë në nivel tejet të rrezikshëm, posaçërisht në Shqipëri ku ai është 60 për qind nga Bruto prodhimi vendor, ndërsa ato me shpejtësi po rriten edhe në Serbi dhe Mal të Zi”, theksoi ajo në intervistën për Rojters, njoftoi Tanjug.

Perparimi i Sali Berishes!!!
KATASTROFA!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi