Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mjerimi i linjës 20-vjeçare Kombinat-Kinostudio Empty Mjerimi i linjës 20-vjeçare Kombinat-Kinostudio

Tue 20 Nov 2012 - 15:58
Mjerimi i linjës 20-vjeçare Kombinat-Kinostudio Transporti-urban
Transporti Publik: nga kushtet teknike te higjiena. E për çfarë të ankohen më parë pasagjerët? Një xhiro në secilën nga 3 linjat e autobusëve që u shërbejnë për çdo ditë rreth 200 mijë qytetarëve.
Transporti publik është një stres i përditshëm për pasagjerët e Tiranës metropol. Oraret nuk zbatohen, vonesa në trafik, shoferë e fatorino që s’është çudi të vijnë erë alkool, dyndje të njerëzve sa dyert me autobusin në ecje me zor mbyllen, dhe sigurisht, pa harruar xhepistët. Po numërojmë vetëm disa nga “të zezat” e linjave brendaqytetase që iu shërbejnë për çdo ditë 150-200 mijë pasagjerëve. Më problematike paraqitet linja Kombinat-Kinostudio që është dhe linja më e gjatë dhe ka autobusët më copëcopë. Kanë mbi 20 vjet që janë në shërbim të qytetarëve. Ngaqë është e vetmja linjë shtetërore? Që varet nga Bashkia e Tiranës. Autobusi Nisemi nga Kombinati. Linja mban emrin e këtij objekti të socializmit, paçka se Kombinati vetë nuk ekziston më. Nuk është gjë e re po të themi se kemi para sysh një dinozaur portokalli të zhyer në pluhur. Po si stinë virozash që është le ta mendojmë pak efektin që ka kjo anti- higjienë tek ata që hipin e zbresin indiferentë e të lodhur. Xhamat e dritareve janë të krisura dhe të thyera, fusin shiun dhe erën. Dyshemeja ku e shqepur e ku e arnuar me llamarinë apo copa dërrasash, është ajo gjymtyrë e këtij dinozauri që ia nxjerr zbuluar pleqërinë po aq edhe keqtrajtimin. Duke shkuar nga bishti i autobusit te koka, në krah të shoferit gjejmë ulur një zonjë! Aty stol nuk ka, e megjithatë është sajuar një i et e mbushet sa nuk nxë më, njerëzit ngjishen e ngjishen. Edhe një herë ajo zhurma shurdhuese. Në krah të shoferit është prapë një zonjë. Në Kinostudio boshatiset. Shoferi e mbledh shpirtin me një kafe të gjatë. Njerëzit presin, mllefosen dhe shajnë. E pastaj sërish në rrugë që përsëritet disa herë gjatë ditës. Qytetarët nuk ngurojnë të ankohen se autobusët mbyllen shpejt, se rruga e fundit mbyllet herët, në orën 22:30. A thua ankohen që kjo torturë të zgjasë deri në mëngjes. Shoferi Marrim linjën e Unazës afër Piramidës. Kemi pritur 10 minuta në stacion. Nuk ka shumë njerëz. Gjithçka duket xixë dhe e gjelbër. Kondicionerët janë të ndezur. Ndryshe nga linja “portokalli”, këtu nuk ka shakara si ai stoli për zonja pranë shoferit, apo bidonë të qelbur për të larë duart shoferi. Gjithë këtij autobusi luksoz, që si linjë administrohet nga një kompani private, vështirë t’i gjesh cene. Shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Me ç’duket mirëqenia e kushteve të punës duhet të ketë gati efektet e një “shoku kulturor” për drejtuesin e mjetit. Shoferi ndahet nga hapësira e pasagjerëve me “mure” xhami. Në mbështetësen e derës së shoferit janë rreshtuar tri shishe birre. Autobusi ndalon një minutë dhe merr një xhaje. Mban erë alkool. Mësojmë që ky është shoferi i turnit në dytë. Llogjeve dyshe i është bashkuar fatorinoja. Ky është një burrë i gjatë, i mbushur, i parruar dhe sigurisht pa ndonjë shenjë dalluese prej fatorinoje. Ai kthen një gllënjkë birrë, ndez sakaq një cigare, ua zgjat paketën “shefave” të tij. Një zonjë i shikon, i vjen të thotë diçka, por hesht.

Higjiena, çështje e “nivelit fshatar”. Oraret zbatohen

Hazbi Parllaku

Shoqata Kombëtare e
Transportit Qytetas


Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Hazbi Parllaku në një prononcim për “Shekullin”, për gjithë problematikën që ndesh në terren, shprehet: “Në përgjithësi oraret zbatohen, me përjashtim të rasteve kur trafiku është i rënduar, apo në ndonjë pjesë të rrugës po bëhen punime.” Sa për higjienën, Parllaku fajëson vendqëndrimet e autobusëve, që janë me gropa dhe baltë dhe një shi po të bjerë bëhet shumë keq. Një argument tjetër që jep Parllaku vë në diskutim “nivelin fshatar” të pasagjerëve. “Autobusët lahen çdo ditë, por edhe sikur çdo rrugë të pastrohet me leckë përsëri papastërti do të ketë. Autobusët janë në gjendje të mirë, mosha mesatare e tyre është 5-9 vjeç. Përjashtim bën vetëm linja Kombinat-Kinostudio. Papastërtia në këtë kohë është siç është parfumi në verë... kultura.” Konstatimit që në autobusët e Unazës pamë shoferë në timon që pi birrë dhe cigare, Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas tha se është e palejueshme, në këtë rast personi “hiqet fishek nga puna”. Edhe për këtë arsye, pra për të identifikuar përgjegjësit e një autobusi, Parllaku thotë se çdo autobus ka një numër. Fatorinoja është i detyruar të mbajë uniformë, madje mund të gjobitet në rast se konstatohet shkelja. Burime pranë Institutit të Shëndetit Publik na konfirmojnë se “kushtet skandaloze të transportit qytetas” dhe se asgjë të re nuk ka në konstatimin tonë. Gjë që dihet. Ndërsa drejtori i ISHP-së thotë se do të ishte e mjaftueshme zbatimi i rregullores së autobusëve. Kontrolli i autobusëve është një nga detyrat e shumta që ka në ngarkim ISHP.



Qytet Studenti - Qendër

Linjat e reja të transportit qytetas në Tiranë janë bërë shumë: Qendër-Tregu Elektrik, Qendër-Depo Ujit, Uzina Dinamo-Sharrë, Qendër-Vilat gjermane etj. Autobusët kanë kapacitete të ndryshme dhe ngjyra të larmishme. Kureshtja na çon të bëjmë dhe një xhiro me autobusët e linjës së re që ka pak kohë që u shërben studentëve: Qendër-Qytet Studenti. Janë autobusë të vegjël, kanë pak vende për t’u ulur, por duket që me këtë linjë nuk qarkullojnë akoma shumë njerëz. Edhe fatorinoja është djalë i ri. Mund të jetë student. Në çdo stacion afrohet te dera dhe thërret: “Hajde Qyteti Studenti!” Nuk afrohet njeri, dera mbyllet dhe rruga vazhdon. Nuk ka të moshuar që ngrenë zërin dhe tregojnë historitë e tyre: për atë që ishte Tirana njëherë e një kohë, për pronat, për të ardhurit nga anë e anës që i konsiderojnë si rrëmbyes tokash, shtëpish (“edhe autobusin na e keni marrë”, do të thoshte një zonjë topolake që e hasëm në një linjë tjetër). Këta janë studentë, mbajnë kufje në vesh ose komunikojnë në facebook, të shkëputur nga “gjithçka”, nga autobusi dhe fatorinoja i tyre bashkëmoshatar që herë kontrollon abonetë e herë pret biletë. Pa koment.

/Shekulli Print/Albina Hoxha/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi