Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Empty Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes

Wed 21 Nov 2012 - 23:53
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph0Pritja....rrezon profetesine Maja per fundin e botes!

Evangjelisti Harold Camping, i cili merziti mbare boten nje vit me pare me parashikimin e tij fatal te fundit te botes, nuk mund te mos mbahet mend.

"Fundi i botës do të ndodhë më 21 Maj 2011".Keto fjale te leshuara prej tij pa asnje baze, shqetesuan sidoqofte njerezit qe prej shekujsh i tremben fenomeneve te natyres, aq sa eshte e provuar tashme, qe sic edhe thote historia, ato i shpiken zotat si per t'u mbrojtur nga keto fenomene.

Sot, duke i rihedhur nje sy kalendarit Maja,disa hulumtues shprehen se pikerisht ne te, thuhet se fundi i botes vjen ne 2012, pra kete vit, e jo sic e parashikoi prifti evangjelist ne 2011-ten.

Megjithate, me lutjet qe ju te dashur njerez ti mirekuptoni keto qe lexoni, ju ftojme te ndiqni si me poshte, profetesite e panumerta qe ben boten te besoje se ditet jane te numeruara:

William Miller-Ai eshte profeti me famekeq ne profetesite e rreme
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph1
Foto siper:Në fillim të viteve 1840, ai filloi të deklarojë fundin e botës, duke parashikuar nje fund apokaliptik për tokën. Ai madje "parashikoi" edhe periudhat e ketij shkaterrimi, që nga 21 mars 1843 deri më 21 mars 1844.Reklamat publike dhe materialet promovuese si (postera, piktura dhe letra) arriten të bindin njerëzit, duke i sjelle te ardhura mashtruesit nga blerjet e prosterave.Me kete rast, si te mundnin, njerezit u zhduken maleve per te pritur fundin e botes.Kur asgje nuk ndodhi, mashtruesi rinxori daten 22 si ate te shkaterrimit, por kur edhe kjo date nuk funksionoi, atehere, ai beri "gati" daten 23...edhe pas kesaj nuk ndodhi asgje, por serish ai e gjeti nje arsye per te justifikuar fundin e pandodhur.

Harold Camping-Nje tjeter parashikues pa parashikim...
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph2
Foto siper:"Parashikimi" i Harold Camping rreth fundit te botës më 21 maj 2011, nuk ishte parë e degjuar me pare. Në vitin 1992 evangjelisti pat nxjerre librin e famshëm "1994,", në të cilën pretendonte se në mes të shtatorit të vitit 1994, Krishti do të kthehet ne Toke dhe fundi i botës do të jetë një fakt.Camping e bazoi parashikimin e tij ne datat e bibles t, gje qe e siguroi qe me 99,9% ai te ishte i sigurte per ate qe do te ndodhte.Planeti nuk u shkatërrua, megjithatë, në vitin 1994, ai nderhyri per te ndryshuar datata dhe per ta spostuar fundin e parashikuar ne 1995, kur edhe pas kesaj asgje nuk ndodhi ai tregoi qarte deshtimin.

William Branham
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph4
Foto me siper:Pak para perëndimit të diellit me 28 shkurt 1963, banorët e Arizona-s veriperendimore evidentuan nje re misterioze mbi shkretetire.Në të njëjtën ditë, pastori William Branham (i cili gjithashtu themeloi nje sekt fetar të njohur pas Luftës së Dytë Botërore), pohoi se u ngjit ne malin Sunset dhe u takua me shtatë engjëjt që i zbuluan atij kuptimin e shtatë reve te zbuleses qe dukeshin kah qiellit.
Ne 7 netë, ai kreu 7 thirrje predikuese per te spjeguar kuptimin e ketyre reve. Pastaj erdhi në përfundim se Jezusi do të kthehet në Tokë diku në ... 1977. Pastor sigurisht nuk jetoi për të parë parashikimin i tij dështak, ndersa humbi jeten ne nje aksident automobilistik në dhjetor te vitit 1965.

AnaBuptist e Münster-parashikimi i rradhes...
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph5
Foto siper:Në vitet e turbullta që pasuan reformimin protestant, shumë sekte radikale dhe kulte nxorren profetesi për fundin e botës.Anabaptists ishin ndoshta lëvizja më popullore përçarëse: në 1530 një grup i herezisë pushtoi qytetin gjerman të Münster, u vetequajt si "Jeruzalemi i ri" dhe shpalli pritjen e Jezusit ne Toke. Jan Bockelson, rrobaqepës nga qyteti holandez Leiden, u veteshpall "Mesia i ditëve të fundit" dhe prezantoi nje grupim, duke predikuar sebashku fundin e pritshem te botes, por ne nje menyre me pak te ankthshme."Profetesia" në lidhje me fundin e botës nuk është verifikuar, por një version më modest do të ndodhte pikerisht ne ate kohe:Pushtimi i Anabaptists Münster perfundon me nje fund njerezor, një rrethim të përgjakshem në 1535 dhe fundin e "Mesias se diteve te fundit" Jan Bockelson. Ai u ekzekutua ne portat e qytetit, ndersa humbi jeten teksa e varen nga gjenitalet.

Late great planet earth-Libri parashikues
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph6
Foto me siper:Nëse ju lexoni Lindsey Hal, do te keni rendur nder te paret per te marre te "gatshem" fundin letrar te botes.Eshte konsideruar si nje nga librat me te shitur ne bote, ndersa ne faqet e tij shkruhet per fundin e botes ne 31 dhjetor 1988. Ne kuader te te gjitha mashtruesve, qe deri me postera kishin arritur t'u imponoheshin njerezve, ai beri revolucion:Nxorri per te paren here nje liber me permbajtje profetike.Nen gjurmet e Lindsey, edhe Edgar Whisenant botoi në vitin 1988 esenë e tij:"88 Arsyet pse bota shembet ne 1988-ten", e cila shiti mbi 4.5 milion kopje. Dhe kur në fund kjo "shembje" e botes nuk erdhi në '88, Whisenant pa ju "dridhur qerpiku" parashikoi katastrofën planetare, sic tha ne 1993 dhe përsëri në vitin 1994 (me libra bestseller shpjegoi në detaje arsyet se perse kjo nuk ndodhi).Librat po ashtu profetike «Left Behind» te Tim LAHAYE dhe Jerry Jenkins, nuk permnedin date te katastrofes, por pikturojne ngjyrat më të gjalla në momentet e fundit të njerëzimit. Të 16 romanet në seri kanë shitur mbi 63 milionë kopje në mbarë botën.

Millenium
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph7
Foto me siper:Fundi i botes ka ardhur deri ne ditet tona edhe si nje interpretim teknologjik:Rrjeti kompjuterik olakero globale do falimentonte më 1 janar 2000, duke konfirmuar profetesitë e Louditon dhe kundërshtareve te tjerë të teknologjisë.

Problemi i vërtetë, i cili u diskutua për muaj me rradhe mes analistëve dhe shkencëtarëve të kompjuterave, ishte se shumica e kompjuterave janë të programuar për të mbajtur të dhënat e datave me vetëm dy shifrat e fundit, dhe se fundi kompjuterik i kompanise ishte mbi bazen e llogaritjeve matematike, e jo per shkak te profetesive sic pretendonin parashikuesit online.

Sekti David
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph8
Foto me siper:David Koresh udhëhoqi "Davidianet", degë e shenjtë e Kishës së Chiliaston, me mbylljen e tyre nëpër objektet qe dispononin në Teksas në vitin 1993. Si e beri kete ai? Duke bindur pasuesit e tij se ai ishte me të vërtetë Krishti, i këshilloi ata të përgatiten për Ditën e Gjykimit, dhe për t'u tërhequr në një zonë të izoluar. Megjithatë, kur autoritetet ishin informuar se Davidianet kishin siguruar nje arsenal te tere armatimi vetembrojtes kunder "askushit" ne diten e katastrofes, nderhyne dhe hapen zjarr per te shperbere kete sekt sa te cuditshem aq edhe te panjohur me pare.Katër policë të vrarë në përleshje, përfshirë edhe gjashtë anëtarë të sektit.David Koresh bindi pasuesit e tij besnikë për të qëndruar në malin Karmel me argumentin per te mos u dorezuar. Për 50 ditë të tëra Policia rrethoi shtëpinë. Më 19 prill, megjithatë, FBI sulmoi ambientet e sektit duke hapur zjarr(burimi qe tregoi vendodhjen e Davidianeve, edhe sot e kesaj dite ende nuk dihet me siguri. Dhjetra Davidiane u vranë atë ditë, mes të cilëve edhe vetë Koresh, ndersa njerëzit edhe sot, vijojne te jene te prekur nga kjo histori.

Charles Taze Russell
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph9
Fotoja me siper:Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore frikesoi te gjithe njerezimin, por për disa kjo do të thoshte diçka më shumë: ishte komuniteti i Shoqërisë Watch Tower, te njohur si "Dëshmitarët e Jehovait".Themeluesi, Charles Taze Russell, ishte profetizuar në të kaluarën ... ndersa parashikoi, sic pretendonte, ardhjen e Jezusit diku në vitin 1874, ndersa kur ai as qe u shfaq, predikuesi propozoi nje tjeter vit:1914.Kur Lufta e pare Boterore nisi, Russell e interpretoi atë si dëshmi solide dhe shenjë e pamohueshme e fundit te botes. Historia,kete here, solli edhe zhgenjimin e rradhes...

Zjarri i madh i Londres 1666
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph10
Fotoja me siper:Në librin e Zbulesës, shenja "666" është shenjë e djallit.Prandaj nuk ishte rastesore qe Europa e krishtere te shqetesohej dhe se nderkohe viti 1666 po vinte dhe bashke me te, fatkeqesisht, shperthimi i epidemise se murtajes po shfaroste jete njerezish.Pikerisht ne kete vit te trishte e te tmerrshem humben jeten nga epidemia vdekjeprurese 1/5 e qytetareve te Londres.Po kete vit, më 2 shtator 1666 një zjarr shpertheu nga një furrë buke në Londër dhe dogji më shumë se 13.000 ndërtesa dhe dhjetra e mijëra shtëpi.Tashme ishte e qarte:Fundi i botes po vinte! Edhe pse zjarri shkatërroi qytetin, numri i viktimave ishte i vogël në raport me katastrofën e murtajes, e cila shtoi ankthin e fundit te botes, e cila pritej te permbyllej me fatkeqesi.

2012
Per fat nuk u materializuan:Apokaliptike, lexojeni se c'parashikuan "profetet" per fundin e botes Proph3
Fotoja me siper:2012 ishte viti i profetëve te rinj:Pohimi se njerëzit do të vuajnë mutacione fizike dhe mendore deri në konfliktin e supozuar të Tokës me një planet të quajtur Nibiru, apo zgjerimin e vrimes se ozonit!"Profetesia" popullore, qe edhe aktualisht ka të bëjë me fundin e botës, eshte rindertuar bazuar ne kalendarin e Majave. Dijetarët e akademikë vazhdojnë te insistojne se rruga qe disa kane zgjedhur te besojne, se fundi i botes do te vij sic thuhet ne Kalendarin maja, eshte i gabuar.Po sipas tyre, thuhet se pikerisht ky fund pritet te vije me date 21 dhjetor te ketij viti.

Pergatiti/Ejona SELIMI clubfm.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi