Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

FSK, uniformë të re për 100-vjetorin Empty FSK, uniformë të re për 100-vjetorin

Fri 23 Nov 2012 - 10:05
Message reputation : 100% (1 vote)
FSK, uniformë të re për 100-vjetorin FSK-USHTRIA24_tn_8

Anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të parakalojnë me uniformën e re në festimet për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i FSK-së, Agim Çeku, sipas të cilit uniforma e re është unike dhe i afrohet standarteve ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Këto janë uniforma afatgjata, uniforma me të cilat ne kemi vendosur të ngremë forcën identifikuese sipas standarteve të NATO-s, por me identitet kombëtar”, ka deklaruar Çeku për Radio Kosovën.

Ndërsa komandanti i FSK-së, gjenerali Kadri Kastrati ka thënë se kjo njësi do të paraqitet me uniformën e re më 26 nëntor, në orën 10, kur dhe fillon rreshtimi për të shënuar ditën e FSK-së.

“Është një uniformë e bukur që e kemi dizajnuar vetë dhe është qepur në Republikën e Kroacisë”, ka thënë Kastrati.

Për herë të pare uniforma do të vishet më 26 nëntor në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të shënohet Dita e FSK-së.

Dy ditë më vonë, përkatësisht më 28 nëntor, pjesëtarët e FSK-së do të parakalojnë në sheshin e Tiranës përkrah Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi