Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Koncert për 100-vjetorin Empty Koncert për 100-vjetorin

Sat 24 Nov 2012 - 11:26
Koncert për 100-vjetorin Akademia_e_arteve

Universiteti i Arteve ka organizuar një koncert të madh festiv me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Disa prej pjesëve më të mira të krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë janë interpretuar për publikun në sallën e koncerteve të universitetit.

Petrit Malaj, rektori i Universitetit të Arteve, shprehet: “Kemi sjellë këtë koncert të madh festiv me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Jemi përpjekur që bërthama e këtij koncerti të jenë kompozitorët shqiptarë.”

Studentët e Fakultetit të Muzikës, së bashku me orkestrën “Ibrahim Madhi”, e cila përbëhet nga ish-studentë të këtij universiteti, Orkestrën Simfonike dhe korin, si dhe artistë e solistë të këtij institucioni, kanë performuar pjesët e përzgjedhura të shfaqjes.

Sokol Shupo, drejtor artistik i koncertit dhe dekani i Fakultetit të Muzikës, tha: “Me këtë koncert pasqyrojmë edhe natyrën e institucionit tonë. Pjesa e parë përmban vepra të karakterit epik, ndërsa e dyta vepra që përcjellin karakteristikën e Akademisë së Arteve.”

Në repertorin e koncertit kanë spikatur vepra të kompozitorëve më të njohur shqiptarë si Avni Mula, Cesk Zadeja, Thoma Gaqi, Feim Ibrahimi etj. Mbrëmja festive përbën edhe një risi për këtë institucion, kur me rastin jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë, në skenë janë ngjitur së bashku studentë e pedagogë, duke sjellë kështu një prodhim artistik gjthëpërfshirës.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi