Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Vrima e Dhelprës”: Shpella që të… çon në botën e poshtme -Ferri! Empty “Vrima e Dhelprës”: Shpella që të… çon në botën e poshtme -Ferri!

Tue 4 Dec 2012 - 17:47
“Vrima e Dhelprës”: Shpella që të… çon në botën e poshtme -Ferri! Gate-300x234Ndoshta legjenda për Botën e Poshtme –Ferri, vjen nga një shpejtë në Dhiru në zonën e Manisë në Peleponez të Greqisë.
Bëhet fjalë për shpellën “Vrima e Dhelprës”- “Alepotrypa” të cilën arkeologët po e studiojnë dhjetëvjeçarët e fundit, duke sjell në dritë një sërë zbulime, objekte dhe të dhënash, ku disa prej tyre datojnë 9.000 vjet më parë, fill pas epokës së Neolitit.

Siç dhe zbuluan arkeologët, citon alb-observer.com, shpella përdorej aso kohe si një nekropol-varrezë, ku zhvilloheshin rituale mortore. Ky faktim, udhëhoqi arkeologët në konkluzionin se ndoshta kjo shpellë dhe ritualet e saj frymëzuan mitet qi referoheshin Botës së Poshtme –Ferrit!
Shpella u zbulua krejt rastësisht në vitet 50-të. Ajo është banuar nga mijëra njerëz deri në momentin e rrënimit të saj para 5.000 vjetësh.
“Vrima e Dhelprës”: Shpella që të… çon në botën e poshtme -Ferri! Shpella1
Kjo shpellë konsiderohet si një nga më të vjetrat në Europë. Arkeologu grekë, Giorgo Papathanasopoulos, beson se njerëzit e Neolitit besonin se atje ishte hyrja për në botën e poshtme.
“Varrimet dhe ritualet e tyre, i jepnin shpellës një shije të botës së poshtme. Është si Ferri, bashkë me lumin e Stigos”, thekson Michael Galati, partner i George Papathanasopoulos. “Alepotrypa” – “Vrima e Dhelprës”, ka ekzistuar para Epokës së Bronzit, kështu që ne-në një farë mënyre- mund të shikonim agimin e epokës që çoi në epokën e heronjve të lashtësisë!”, shtoi ai.
Por, më me interes është fakti se gërmimet nuk kanë përfunduar ende: “Ka gjasa që fare lehtë mund të gjenim dhe Neandertal atje poshtë. Thjesht, nuk kemi gërmuar shumë thellë që të mësojmë më shumë”, deklaron Michael./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

“Vrima e Dhelprës”: Shpella që të… çon në botën e poshtme -Ferri! Empty Re: “Vrima e Dhelprës”: Shpella që të… çon në botën e poshtme -Ferri!

Tue 4 Dec 2012 - 18:07
si kane pas bo seks njerezit ne kete shpell
kishte dhoma shpella .apo prisnin njeri tjetrin kur ti zinte gjumi
ca gallate te jetoje ne ate kohe grrrr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi