Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ferri i grave të xhihadistëve, skllave që shiten apo martohen me dhunë  Empty Ferri i grave të xhihadistëve, skllave që shiten apo martohen me dhunë

Sat 7 Feb 2015 - 18:27
“Çdo vajzë që e vogël ëndërron fustanin e bardhë dhe dasmën e saj, ëndërr e cila mua mu privua”. Ky është vetëm fillimi i historisë së Hanan, i cili nuk është as emri i saj i vertetë.

Ne rrefimin e saj, Hanan tregon se ishte e detyruar të martohej me një luftëtar ISIS në këmbim jetes se babait të saj. Familja e 25-vjeçares ishte persekutuar nga militantet e ISIS, te cilet vendosen qe kushti i vetem per lirimin e tyre do te ishte martesa e Hananit me kreun e policisë së Sheriatit. Emri i tij ishte Ebu Muhamed el-irakian.

Sakrifica e vajzes per familjen e saj nuk mbaron me aq. Ajo rrefen se martesa me xhihadistin ishte nje ankth.

"Ai me mbyllte brenda kater mureve te shtepise, e vetmja gje qe me lejohej ishte te perdorja telefonin dhe te flisja vetem ne prezencen e tij me familjen time. Ai ishte si gardian, ndersa une e burgosura. Naten Ebu perjetonte ankthe paniku, flinte me arme poshte jastekut. E nese dera binte, atehere ai e hapte vetem pasi kishte vendosur masken ne fytyre dhe armen ne nje dore", thotë Hanan.

Por pas nje muaji martese, Ebu Muhamed gjeti vdekjen ne luftime. Dhe per kete arsye Hanan iu kthye gjirit te familjes, bashkim i cili do te zgjase per shume pak.

"Me erdhi nje leter.Ata donin që unë të martohesha sërish, sepse sipas ideologjise unë nuk mund të qëndroja pa një burre ne krahe.Kjo ishte shume per mua", thotë Hanan.

Hanan tani eshte ne pritje qe militantet te vendosin serish mbi fatin e saj.

"Do te jem serish nje sherbetore nen masken e marteses.Jam e shkaterruar", thotë vajza e re.

Ne Lindjen e Mesme ka qindra raste ku femrat jane te detyruara te martohen me luftetaret e ISIS. Rreth një e treta e tyre janë nën moshën 18 vjeç, madje kohet e fundit ka patur raste ku jane bere publike martesat e xhihadisteve me vajza 9-vjeçare.
/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi