Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Ferri dhe parajsa jane me ne! Empty Ferri dhe parajsa jane me ne!

Sun 31 Jan 2010 - 8:55
Ferri dhe parajsa janë. Ato ekzistojnë. Këto janë dy realitete, dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk janë as abstrakte as të largëta - kushdiku e që shkohet në to kushdikur, kur të vdiset... Ato janë pran nesh, respektivisht në ne. Dhe ne, tërë jetën tonë e tejbartim nëpërmjet këtyre dy realiteteve e nëpër këto dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk dimë t’i definojmë, por të cilat emocionalisht i përjetojmë si gëzim apo hidhërim, si kënaqësi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht në ne. Ato konkretisht ndodhen në mendimet tona, në mendjen tonë.

Prej nesh varet se ku dëshirojmë të jetojmë: në ferr apo parajsë! Kjo është një realitet, që fare pak e kuptojnë pjesa më e madhe e vdekatarëve të rëndomtë të kësaj bote në dinamikën e tyre të mundimshme, të quajtur jetë. Për këtë fat jetësorë jemi fare pak të vetëdijshëm pjesa më e madhe jona. Prandaj, besojmë se s’është aspak e tepërt, që, edhe në një pasus të vogël si ky, ta përsërisim edhe një herë se krejtësisht prej nesh varet se ku dëshirojmë të jetojmë, në ferr apo në parajsë. Dhe ky s’është trill filozofik, as manipulim me elemente mistike. Ky është fakt jetësor. Na nevojitet vetëm pak vullnet i mirë, pak koncentrim, disa çaste meditimi mbi këtë temë dhe do të bindemi për këtë.
Në këtë plan, që në fillim, mund të shtrohet pyetja: Ka apo nuk ka parajsë dhe ferr? Përgjigja më e shkurtër, më e saktë e më e qartë do të ishte: Po, padyshim po. Paragjykimet naive të njerëzve të cekët, të krijuara nga pamundësia e tyre për ta kuptuar esencialisht jetën në thellësinë e saj se -s’ka ferr as parajsë, në këtë rast janë plotësisht irelevante. E kundërta e mendimit të tyre - është e vërtet: Ferri dhe parajsa janë. Ato ekzistojnë. Këto janë dy realitete, dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk janë as abstrakte as të largëta - kushdiku e që shkohet në to kushdikur, kur të vdiset... Ato janë pran nesh, respektivisht në ne. Dhe ne, tërë jetën tonë e tejbartim nëpërmjet këtyre dy realiteteve e nëpër këto dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk dimë t’i definojmë, por të cilat emocionalisht i përjetojmë si gëzim apo hidhërim, si kënaqësi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht në ne. Ato konkretisht ndodhen në mendimet tona, në mendjen tonë.

Dy shembuj nga jeta e përditshme për konkretizimin e kësaj:

Rast I: Disa ditë më parë ishim duke ndenjur me një të afërm timin. Takimi ynë tek ai ishte për qejf dhe të gjithë premisat teorike çonin kah konstatimi se i afërmi im, aso çastesh, do të duhej të ishte i lumtur.. Ndeja ishte për qejf. Rituali i pirjes së çajit ishte në zhvillim e sipër. Askënd nuk kishim të sëmurë. Të gjithë ishim në gjendje të mrekullueshme shëndetësore. Por, mendimet negative që kishin kapluar të afërmin tim, nuk ia mundësonin të ishte i qetë. “Ai është ashtu”, “ai tjetri kështu”, “ai tha kështu”, “ai bëri kështu”... Dhe: asnjë grim kënaqësie, asnjë grim lumturie. Në vend se të përjetonim pirjen e çajit, në vend se të shijonim lumturinë e çastit të dhënë, një shqetësim sistematik përcillte mendimet negative që vërshonin njëra pas tjetrës. Pra, një pakënaqësi, një palumturi në vijim. Mendoja: E kush do ta krijonte ferrin shpirtëror për të afërmin tim. Kush do të shqetësohej, kush do të vuante shpirtërisht, kush do të ishte në ferrin e jetës për të, po të mos ishte ai vetë dhe mendimet e tija? I tërë ferri, i tërë shqetësimi pasues i ferrit ndodhej në këtë kualitet negativ të mendimit të tij, dhe pse të gjitha kushtet materiale ishin për të qenë i lumtur. Asgjë nga ajo që na rrethonte në botën e jashtme nuk mund të merrej si arsye e vërtetë që i afërmi im të mos ishte i lumtur, po të mos ishin mendimet negative që vërshonin...

RastII: Shkonim me të afërmin tim në vizitë disa miqve dhe kushërinjve. I afërmi im askund nuk priste se ka për të kaluar mirë. Prandaj, edhe pse në të gjitha vendet ku bënim vizitat pritja ishte në superlativ, ai nuk kënaqej dot. E keqja ndodhet në mendimet tona, sikurse e mira. Në ne është ferri dhe parajsa. Rëndom: ç’pret njeriu në jetë, atë gjen. Kush pret se ka për të kaluar mirë kudoqoftë, mirë do të kalojë. Kush mendon mirë, mirë ka për të gjetur!
Sa e sa njerëz mund të takosh në jetë, që, kur shohin dikë në rrugë, kthejnë rrugën (pa arsye), vetëm që të mos takohen me dikë, i cili asgjë s’u ka bërë, por ja, që ata s’e ndjejnë veten mirë nëse takojnë filanin a fistekun. Njeriu i caktuar mund të jetë vetëm shkasi, shkaku është thellë brenda tyre. Shkaku i vërtet ndodhet në mendjen e njeriut, që ka tremë nga njerëzit, respektivisht në mendimet e tij të kompleksuara.
Pse njeriu mund të ketë tremë nga njeriu, pa i bërë asgjë, pa qenë kurrë të grindur, të rrahur? - Përgjigja është shumë e thjesht: Sepse njeriu i tillë nuk i do njerëzit. Kur nuk i do njerëzit mjaft, njeriu ka frikë nga ta. Thjesht: ti u frikësohesh njerëzve, ani pse po qe se dikush do të ta thoshte këtë, to do të ndjeheshe keq ndoshta dhe nuk do ta pranoje. Paragjykimet tuaja mbi njerëzit të bëjnë të kesh frikë nga ta. Është fatkeqësia më e madhe, sa më i madh të jetë numri i njerëzve që ti s’mund t’i durosh, s’mund t’i takosh, s’ndjehesh mirë në pranin e tyre. Kjo ndodhet në përpjesëtim të drejtë matematikor: sa më e vogël dashuria (ndaj njerëzve) aq më e madhe frika nga ta. Sa më e madhe frika, aq më e fryrë urrejtja ndaj tyre. Sa më e fryrë urrejtja, aq më i thellë ferri, ferri ynë personal, ferri ynë jetësor i krijuar nga ne - në mendimet tona, në unin tonë, nga paragjykimet tona. E tërë kjo - pasojë nga mungesa e dashurisë së vërtet njerëzore, pasojë nga edukata jonë e keqe familjare e shoqërore.
Vetëm dashuria mund të krijoj parajsën njerëzore, tash dhe këtu. Dashuria e vërtet, dashuria e pastër vëllazërore. Ja, pra, që ferrin dhe parajsën duhet ndërtuar. Ato ne edhe i ndërtojmë, por kemi nevojë të mësohemi të njohim veten, respektivisht mendimet tona, prirjen tonë. Duhet të mësohemi ta kultivojmë prirjen pozitive që do të krijonte parajsën tonë personale e jo ferrin tonë. Dhe të vetëkontrollohemi, të vetëpërmirësohemi. Megjithatë, kurrë nuk është vonë.
Vetëm dashuria e vërtet e njeriut ndaj njeriut, njeriun mund ta bëjë të lumtur. Vetëm njeriu i lumtur mund ta shijoj parajsën. Dhe atë - jo vetëm të kësaj bote. Thjeshtë: dashuria jonë që është kënaqësia, lumturia dhe gëzimi ynë - është parajsa jonë; sakaq: urrejtja jonë, që është vuajtja, mjerimi dhe shkatërrimi ynë - është ferri.
Së këndejmi, formula më e lehtë e shpëtimit, formula magjike, do të ishte: DUAJ! DUAJ ME DASHURI TË PASTËR NJERËZORE! Ofroj dashuri të pastër të afërmit, vëllait, mikut, shokut, njeriut në përgjithësi dhe më s’do të kesh frikë nga ai. Do të shohësh se njerëzit, megjithatë janë më të mirë se sa ke menduar ti. Do të shohësh se më nuk ka arsye të kesh frikë nga ta, të kesh tremë, të lëshosh rrugën pa arsye, të ruhesh nga askush. Vetëm duaj njerëzit dhe më s’do t’ua kesh frikën. Të gjithë do të duken më të afërm, më të mirë, më të dashur. Tani absolutisht s’do të ndjesh nevojë të urresh askënd. Urrejtja jonë - (e përsërisim me vetëdije) është ferri ynë; dashuria jonë - Parisi ynë. Prandaj është fare gjë e lehtë të krijosh parajsën, që vlen në këtë dhe në jetën tjetër. VETËM DUAJ! DHE S’DO TË URRESH MË. Urrejtja s’është gjë tjetër, pos mungesë e dashurisë. Mungesa e dashurisë s’është gjë tjetër, pos mungesë e lumturisë. Mungesa e lumturisë -paraqet aktualisht mungesën e parajsës dhe praninë e ferrit në unin tonë.
Po kush, vallë, mund të ofrojë dashuri të pastër? - mund të shtrohet pyetja në këtë kontekst. Vetëm ai që është i pastër. Ai që ka pastruar unin e tij. E njeriu asnjëherë nuk është i pastruar, derisa nuk është i ndriçuar. Pastrimi është një proces. Proces që vazhdon gjithnjë, deri në arritjen e ndriçimit shpirtëror total. Ti nuk mund të duash me dashuri të pastër derisa në çdo çast në kokën tënde fluturojnë mendime negative. Vetëm kur e kultivon në shpirtin tënd mendimin konstruktiv: Tjetrin e kam vëlla, vetëm atëherë: kur do t’ia lëshosh sytë atij - do t’i kesh plot dashuri, do t’i dërgosh rreze dashurie, rreze pozitive. Ti në atë rast je parajsa për nënën, për shokun, vëllain, mikun, për sytë e tyre, për shpirtin e tyre, pasi së pari e krijove parajsën në shpirtin tënd. Sa herë që i shikon, do t’u dërgosh dashuri. Dashuria dhe urrejtja jonë burojnë përmes tërë qenies sonë, por përmes syve më së shumti. Ata janë pasqyrë e shpirtit. Pra, shlyej nga mendja jote një nga një mendimet e këqija, negative, të ulëta, e egoiste, atëherë çdo gjë do e përjetosh ndryshe... prania e tjetrit për ty ka për të qenë kënaqësi, sikurse prania jote për të.
Ti mund të thuash: po, unë ashtu veproj, por... të tjerët! Krejt kjo të duket ashtu vetëm pse ti nuk je ndriçuar akoma. Ndriçohu! Sill edhe më shumë dashuri, dashuri të pastër! Sill dritë! Ndriçohu ti, secili bartë përgjegjësin për vete. Ne ndonjëherë vërtet dëshirojmë ta ndryshojmë tërë botën, por vetën jo; kur më së bukuri dhe më së lehti do të ishte ta ndryshonim vetveten, respektivisht të takoheshim me natyrën tonë. Të pajisemi, pra me dritë, që drita jonë e dashurisë të djeg errësirën e botës që na rrethon, t’i ngulfasë retë e zeza të egoizmit tonë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi