Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fotot tronditëse - Këta janë 5 njerëzit më të shëndoshë në botë Empty Fotot tronditëse - Këta janë 5 njerëzit më të shëndoshë në botë

Thu 6 Dec 2012 - 13:38
ë peshosh gjysmë toni, ose pesë kuintalë. Mund të duket për të qeshur, por është vërtet e mundimshme për ata që i kanë ato qindra kile. Paçka se kur mediat u vërsulen për të bërë lajm shpesh buzëqeshin dhe shprehen se nuk ndjehen dhe fort keq dhe se kanë lirinë e të ngrënit sa të duan, ndryshe nga modelet.

Por në fotot që shikoni më poshtë gjenden pesë njerëzit më të shëndoshë të botës, të cilët janë kaq shumë të shëndoshë sa zor se lëvizin nga ambienti ku jetojnë.

1. Pol Mejzon. Është një shtetas britanik, rreth 50 vjeçar. Deri para pak vitesh ai peshonte 450 kilogramë. Pohonte se i duheshin të paktën 25 mijë kalori në ditë që të ngopej. Kur norma e këshilluar ditore është vetëm dy mijë. Duhet të bënte diçka. Ndaj mjekët bënë by pass dhe arritën ta dobësojnë. Sot ai është 254 kilogramë. Më pak, hë për hë nuk bëhet.

Fotot tronditëse - Këta janë 5 njerëzit më të shëndoshë në botë PAXOS1MASON

2. Donna Simpson. Është shtetase amerikane, e lindur në vitin 1967. Para katër vjetësh theu rekordin Guinness si femra më e shëndoshë në botë. Arriti peshën 451 kilogramë. Iu nënshtrua edhe ajo dobësimit nga mjekët. Për dy vite, më 2010 arriti të shkonte në peshën 270 kilogramë. Ndërkohë, para disa kohësh Donna mbeti shtatzënë. Mjekët i kërkuan t’i nënshtrohej sërish dobësimit. Dhe ia doli. Tani peshon vetëm 170 kilogramë.
Fotot tronditëse - Këta janë 5 njerëzit më të shëndoshë në botë PAXOS2DONA

3. Manuel Urimbe. Është shpallur si njeriu më i shëndoshë në të gjithë botën. Ai peshon 597 kilogramë. Qëndron në shtrat që prej vitit 2001. mjekët kanë ngritur duart lart. Edhe pse bënë përpjekje për ta dobësuar, zemra e tij është delikate për të pranuar ndërhyrje kirurgjikale. Për më tepër vetë Manueli refuzoi t’i bëhej operacion dobësimi. Ai zgjodhi rrugën e të bërit dietë. Në tetor të vitit 2006 arriti të humbte peshë dhe shkoi 360 kilogramë. Në shkurt të vitit 2009 doli lajmi se ai vdiq. Por ishte informacion i gënjeshtërt dhe Manueli doli në TV duke demonstruar se ishte gjallë. Në vitin 2012 ai peshon vetëm 199 kilogramë. Themi vetëm kaq sepse mos harroni, ishte afro 6 kuintalë.
Fotot tronditëse - Këta janë 5 njerëzit më të shëndoshë në botë PAXOS4MANUEL


4. Robert Erl Hiuxh. Shtetas amerikan. Siç kishte mbiemrin në anglisht ashtu dhe ishte. Jetoi nga viti 1926 deri më 1958, pra 32 vjet. Kur ishte vetëm 6 vjeç peshonte plot 92 kilogramë. Kur u rrit gjerësia e trupit të tij arriti në tre metra e 15 centimetra. Peshonte 492 kilogramë dhe në lule të rinisë iku nga kjo botë, pasi u sëmur nga fruthi.
Fotot tronditëse - Këta janë 5 njerëzit më të shëndoshë në botë PAXOS6HUGES


5. Kened Brulej. Baba i katër fëmijëve. Miqtë e thërrasin “half tone dad” (babushi gjysmë tonësh). Në fakt pesha 470 kilogramë e justifikonte një nofkë të tillë. Në një moment vendos të bëjë dietë dhe njëkohësisht ndërhyrje kirurgjikale. Por kishte një problem: Nuk mund të lëvizte dot dhe nuk e nxinte porta e shtëpisë që ta dërgonin në spital. U desh të vinin forcat e repartit zjarrfikës që shkulën portën dhe një pjesë të murit të shtëpisë për ta nxjerrë. Bëri një dietë me vetëm 1200 kalori në ditë dhe për 40 ditë humbi 76 kilogramë. Dieta vazhdon...
Fotot tronditëse - Këta janë 5 njerëzit më të shëndoshë në botë PAXOS7BR


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi