Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Puna e 30 fëmijëve shitet në ankand Empty Puna e 30 fëmijëve shitet në ankand

Fri 7 Dec 2012 - 14:04
Puna e 30 fëmijëve shitet në ankand Marjusi
TË ARDHURAT SHKOJNË TE FËMIJËT NË NEVOJË NGA KURBINI, LEZHA, ELBASANI
Nishani e Berisha, zonjat e para blejnë fotografitë me çmime nga 70 euro e lartë
Entela Resuli

-Një ekspozitë e rrallë është shfaqur mbrëmjen e së mërkurës në katin e dytë të Hotel Tiranës. 30 fëmijë nga i gjithë vendi nuk ishin prezent fizikisht në këtë mbrëmje, por ishin të pranishëm nëpërmjet punës së tyre, fotografive. Ajo që i solli deri në këtë pikë ka qenë angazhimi që këta kanë pasur me Organizatën World Vision, e cila i ka trajnuar për realizimin e fotove profesionale. Fotot dëshmojnë vështirësitë e fëmijëve në jetën e përditshme, vizionin për një Shqipëri më të mirë dhe ndryshimin që ata duan në zonat rurale. Ekspozita ishte në formën e një ankandi, i cili quhej “Ankand i heshtur”. U prezantuan dhe u nxorën në shitje me një çmim simbolik duke filluar nga 70 euro. Ky ankand i heshtur u drejtua nga moderatorja televizive Alketa Vejsiu, e cila është shprehur se do të donte të ishte më shpesh në aktivitete të tilla. Ndërsa tregonte fotografitë që ishin shitur, Alketa kishte pranuar se në shtëpinë e saj do të përfundonte fotoja e Vladimir Canit nga Elbasani. Në foto është një lepur dhe poshtë mban për diçiturë: “Jam i lumtur që jam i lirë.” Mes të tjerëve ata që kanë blerë foto janë edhe dy zonjat e parë të vendit, zonja Liri Berisha dhe Zonja Odeta Nishani. Një nga fotot që mori në shtëpi zonja Berisha është ajo me diçiturë: “Ngjyra e hijes tonë është e njëjtë”, e Altin Dules nga Elbasani. Kjo ishte edhe fotoja e blerë më shtrenjtë. Ndërsa fotoja që zgjodhi zonja Nishani, është realizuar nga Juliana Piroli nga Kurbini, nën të cilën shkruhet: “Humanizmi është i vlerësuar në jetë, kështu që ne duhet të jemi humanë dhe të vlerësojmë atë që duam më shumë, jetën.”

Një foto tjetër që zonja Liri Berisha mori me vete ishte ajo me nënshkrimin: “Shtëpia ime është siguria ime”, realizuar nga Aida Xhafa nga Elbasani.

Një tjetër person që është munduar të lexojë mesazhet e fëmijëve në foto është Drejtori Kombëtar i World Vision në Shqipëri dhe Kosovë, Rein Dekker. Në lidhje me pamjet e fiksuara në celuloid ai theksoi se mesazhet që japin fëmijët përmes këtyre fotove janë lutje pasionante për përmirësimin e shoqërisë shqiptare. “Të rinjtë që morën pjesë në këtë projekt vijnë nga familje në nevojë. Por ata kanë njëkohësisht shumë potencial. Kanë deklaruar se janë fëmijë me shumë ëndrra dhe përqafuan mundësinë që të dëgjohen përmes këtij projekti fotosh. Këto të fundit janë bërë publike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar siç ndodhi në takimet e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Zvicër dhe Nju Jork, më 2011”, tha ai.

Përfaqësues të lartë të trupit diplomatik akredituar në vend, organizata kryesore ndërkombëtare, përfaqësues të bizneseve të mëdha dhe të medias patën mundësinë të shohin e blejnë këto foto. Vejsiu gjatë ndërhyrjeve të saj pohoi: “Të gjitha të ardhurat nga shitja e fotove do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve që i kanë realizuar ato.”

U interesuam më konkretisht se ku do të shkojnë këto fonde dhe menaxherja e grandeve pranë kësaj organizate na tha: “Të organizuar në grupe, fëmijët kanë paraqitur projektet e tyre sesi duan që këto para të përdoren. Një grup nga Elbasani dëshiron që të blejë regjistrues për të lehtësuar edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe në shkollat publike, fëmijët nga Kurbini dëshirojnë të riparojnë sistemin ngrohës të shkollës, ata nga Lezha do të rikonstruktojnë palestrën e shkollës, kurse fëmijët e Tiranës do të bëjnë rregullime brenda shtëpive të disa familjeve në nevojë”, deklaroi Yzeiraj.

Dëshirojnë shkolla të ngrohta dhe palestra për të qenë

Historitë e fëmijëve, rrethet nga vijnë dhe dëshira që kanë. Marjusi: Me lekët që do të fitoj dua të blej një regjistrator

Fëmijët

Erisa: Jam nga rrethi i Kurbinit. Në fillim kur e nisëm ishim 30 anëtarë, u ndamë në tre grupe të ndryshme dhe morëm tri iniciativa të ndryshme, në edukim, në mbrojtjen e fëmijëve dhe në zhvillimin e ekonomisë. Kemi krijuar një album fotografik ku kemi vendosur fotot tona. Kemi dashur të përcjellim mesazhin e të gjitha atyre problemeve që ne mendojmë që ekzistojnë. Poshtë fotografive kemi paraqitur një mesazh të shkurtër ku paraqitet pak a shumë gjendja apo situata që ndodhet në foto. Unë në të ardhmen dëshiroj të bëhem mjeke dhe nëse do e realizoj këtë dëshirë do të hap një qendër shëndetësore në qytetin e Kurbinit që të ndihmoj më shumë njerëzit.

Geuanda: Unë do ta ruaj si një kujtim të veçantë të qenit pjesë e këtij grupi se po ta mendosh nuk është ndonjë ndryshim i madh, por po ta kuptosh thellë-thellë, është një ndryshim i madh. Ti arrin të kuptosh se sa mund ti japësh shoqërisë dhe se sa shumë mund ta ndryshoj ai komunitetin ku jeton. Globi dhe gjithë bota është në duart e fëmijëve dhe janë ata që do e ndryshojnë atë.

Vladimiri: Dua që të bëj diçka më ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi dhe të bëj diçka për bashkëmoshatarët e mi.

Denisi: Jam 16 vjeç. Jam shumë i kënaqur sepse ky projekt nisi si diçka shumë e vogël, por u bë një gjë shumë e bukur dhe e madhe. Kam fotografuar perëndimin e diellit. Siç dihet një ditë mbaron por rëndësi ka çfarë ke bërë ti gjatë asaj dite. Kur lind një ditë e re ti duhet të mendosh se çfarë do bësh, për të ndryshuar diçka tek vetja jote, por edhe te shoqëria.

Marjus: Unë jam nga Elbasani dhe jam 10 vjeç. Do të doja të isha fitues dhe me lekët e kësaj foto të blija një regjistrues. Kur mësuesja të më shpjegoi mësimin unë dua ta regjistroj dhe kur të shkojë në shtëpi ta dëgjojë. Nuk kam mundësi të shoh dhe për këtë të nuk mund të lexoj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi