Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Shitet në ankand pianoja e “Casablanca” Empty Shitet në ankand pianoja e “Casablanca”

Sat 15 Dec 2012 - 19:36
Shitet në ankand pianoja e “Casablanca” Wbvy1i
Një piano që shfaqet në filmin klasik të vitit 1940 “Casablanca” është shitur për më shumë se 600 mijë dollarë në një ankand të zhvilluar në Nju Jork.

Pianoja shfaqet në një nga skenat kryesore të filmit, ku Rick, personazhi i interpretuar nga Humphrey Bogart, thotë: “Here’s looking at you, kid”.

Objekti iu shit një blerësi anonim nga kompania Sotheby’s, pas vënies në dispozicion nga një koleksionist japonez për të shënuar 70-vjetorin e filmit.

Pianoja pritej të shitej për rreth 1.2 milionë dollarë, kur pronari i mëparshëm kishte paguar 154 mijë në ankandin e zhvilluar nga fundi i viteve ’80.

Ajo përdoret në film nga pianisti Sam, i interpretuar nga Dooley Wilson, për të performuar këngën “As Time Goes By” gjatë një skene në një bar të Parisit.

Rick Blaine, i interpretuar nga Humphrey Bogard, e thotë frazën teksa ai dhe personazhi i Ingrid Bergman, Ilsa Lund, ngrenë dolli me shampanjë mbi piano.


Shitet në ankand pianoja e “Casablanca” 207na0h

Shitja e pianos shënon kështu 70-vjetorin e filmit të ambjentuar në Luftën e Dytë Botërore, fitues i çmimit Oscar, që është xhiruar kryesisht në qytetin-port të Marokut, pjesë kjo e papushtuar nga francezët./Tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi