- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Universiteti i Tetovës, anarki institucionale
Fri 7 Dec 2012 - 16:15
Me universitet kuptojmë institucion në të cilin konstruktohen rrugët e jetës së atyre që janë futur me qëllimin për të studiuar. Duke u nisur nga vetë fakti se “dardha bie nën dardhë” edhe universiteti shtetëror po luan lojën e vetë shtetit, e jorastësisht fëmija edukohet kur është në dekadën e parë të viteve. Por këtë prindërit kleptoman nuk ia mbollën në kokë USHT-së, edhepse kanë kaluar më shumë se 17 vite, ky institucion vazhdon drejt qëllimit pa ideal, e kur ske qëllim të mbështetur me idel është e njëjtë sikur mos të kesh kryp në lakra. Kemi ngecur në baltë më dy këmbët e me trup, koka na ka mbetur mbi dhe, e kshtu sipërfaqja institucionale po jep një imazh të një fushe me kunguj, e me automatizëm shumica jemi shëndërruar në kokëkunguj.
Anarkia mbi të gjitha, duhet ky të ishte edhe vetë sllogani i universitetit, por edhe ai sllogan që e kemi nuk është i keq, por vetëm pak modifikim kërkon: “Vetëm me anarki dhe para do të diplomojmë”, e këtu edhe vetë e shifni se nuk vie në shprehje dituria dhe rregullorja. Këto paraprakisht janë fjalë të këndvështrimit të jashtëm të universitetit që e përshkruajn atë në një përqindje të vogël, sepse ka fjalë që nuk shkruhen dhe që të cënohen, e për ato fjalë dënimi është rreptësisht i përcaktuar me të holla.
E atëher kur merr guximin dhe futesh mbrenda vetë lokalit të quajtur universitet duhësh sëpari të përgaditësh, e elementet bazë që duhesh ti posedosh janë: ta mbyllsh njërin sy, ta heqësh njërin vesh dhe ta mbyllësh gojën, sepse aristokracia aty gjithmonë është më e mencur, më e fortë dhe më e egër se vet ju, e në këtë rast aristokracia janë administrata, ekipi sigurimit pastaj vien profesëorët, që për disa që gjenden brenda atij zjarri ndjej shumë keqardhje, por gjithsesi sic është vendi bëhet kuvendi.
Unë asnjëher nuk kisha marrur përgjegjsinë për vlerësimin e profesorëve, por sa i përket administratorëve dhe sigurimit, ata kanë kompetenca më shumë se vetë dekani që njëher në vit i shkel pragun këtij universiteti.
Më shumë janë krijuar afate për provime se sa vetë muaj të vitit akademik. E kjo është edhe vetë kauza se përcka funksionon ky universitet, ende nuk lindi idea në kokën e asnjërit, pse? Sepse ende nuk mundet dhe nuk ka arritur të behët definimi i qëllimit universitar, a ka qëllim që vetëm të nxjerr të diplomuar apo edhe të ditur. Po nëse është kjo e para, atëher pse nuk u hap sikur shtypshkronjë për shtypjen e diplomave, por u hap universitet, e fatkeqësisht kjo solli deri tek reklamacioni i madh, që edhe student të nacionaliteteve tjera, që me vite kanë ushtruar urrejtje ndaj gjuhës shqipe dhe popullin shqiptar, të fillojnë studimet aty ku është e garantuar me cdo kusht diploma, por dituria nuk ekziston si fenomen.
Për sa i përket kuadrove kuptohet se studioet kimia pa laborator, informatika pa kabinet, gazetaria pa studio, biologjia pa mikroskop, etj. Në fund rezultati i gjithë kësaj është se vetë universiteti ( në Shkup) është i ndarë nëpër gjithë Qarshinë e vjetër. Atëher si duhet akseptuar kjo si koloni e shtëpive dhe puntorive të ndryshme të marrura nga universiteti, apo si mungesë e kuadrit ? Ok, mungesë e kuadrit, atëher pse gjysma e objektit të universitetit është i mbyllur, i pashfrytëzuar apo nën qera funksionojnë bankat, bastoret, shitoret byzhuterike etj.
Po ti hysh “n’tripa” kësaj cështje duhesh të largohesh sëpari prej aty, të shfryhesh me tekste dhe fjalë fyese dhe pastaj ta pushosh trurin dhe kur vie koha të vazhdosh aty ku ke mbetur po jo aty ku ke qen, por aty ku duhet, prandaj hesht se heshtja është arë, por të kesh kujdes se aty edhe kur hesht e bëhesh arë, qarshia bashkë me universitetin ka shumë "artar" që të shkelin e të shkrin e të djegin duke manipuliar me ty si i pafuqishëm, si frikacak dhe së fundi i pambështetshëm dhe eventualisht si i ardhur prej ndonjë qyteti tjetër.
Kërkesa ime ndonjëher do të jetë formimi i lëvizjes studentore për të sjellur reforma, por jo lëvizje qeveritare apo të mvarur partiake, por lëvizje që bën një plan me shumë hapa, e jo shumë hapa pa plan.
Ndërsa mesazhi im do të ishtë. Jo, nuk do të jap mesazh, përveq që shumë ia shpifa disa lexuesve, në realitet nuk ka edhe kush ta pranon.
Gjithsesi ky institucion anarkik të vazhdojë me platformën dhe iden që e ka, sepse ai ujë që nuk lëviz nuk pihet, ata studenta që nuk dalin të ditur por vetëm të diplomuar do ti vie koha kur diploma do të ia zbukuron muret e dhomave…
Adrian Kerimi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi