Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Të respektohet dinjiteti i atyre që Kosovës ia rikthyen lirinë! Empty Të respektohet dinjiteti i atyre që Kosovës ia rikthyen lirinë!

Sun 30 Dec 2012 - 15:48
Të respektohet dinjiteti i atyre që Kosovës ia rikthyen lirinë! Largea_mentor1356638154Bisedë me poetin Mentor Thaqin

Mentor
Thaqi është poet që jeton dhe krijon në Gjermani, që nga viti 1989. I
lindur në Llukë të Epërme të Deçanit para 47 vjetëve, i shkolluar atje
me arsim të lartë, në një kohë të pa kohë mori rrugën e mërgimit, dhe
atje u vendos përkohësisht, ku jeton edhe sot! Është i martuar dhe baba i
dy fëmijëve, Butrintit 15 dhe Kurbinit 12 vjeç, banon në
Villingen-Schwarzwald të Gjermanisë!

Bota Sot: z. Mentor, na fletë pak më shumë për lexuesit rreth biografisë tuaj personale dhe krijuese?

Mentor Thaqi:
punën për mbijetesë familjare dhe personale e kam obligim primar. Edhe
pse studiova ekonominë, në profesion nuk pata rastin të punoj kurrë.
Jashtë orarit të punës merrem me veprimtari tjera, që për mua janë më
shumë ushqim shpirtëror, e që më nxisin të mos i dorëzohem shabllonit të
jetës këtu në vendin e huaj. Pra, shkruaj punime në shumë gjini
letrare, por në masën më të madhe shkruaj poezi të gjinive të ndryshme
siç janë tekste këngësh, shkrimet eseistike, publicistikë, etj.
Bota Sot: Na thuani më konkretisht rreth krijimeve dhe botimeve tuaja poetike të deritanishme?
Mentor Thaqi: Po,
kam të botuar librin me poezi "Rrënjët" që më la të kënaqur me
mirëpritjen nga lexuesit. Kam të përgatitura për botim edhe katër libra
tjerë; "Lis me Plis", "Kurorë Trungu",

"Ironi e shtrydhur"
(sarkazëm, parodi, ironi), "Përtej hijes" (vargje filozofike) siç jam në
përgatitjen edhe të një libri me poezi për fëmijë "Bota jonë", por për
shkak të mundësive të kufizuara materiale "duhet" të presim edhe pak
botim e tij. Ky vit që po kalon, mund të them lirisht, se ishte mjaft i
suksesshëm për mua si krijues. E them me modesti, e po aq me sinqeritet
dhe kënaqësi se në këtë vit kam qenë koautor në pesë libra të
përbashkëta, në antologjinë: "Trinomi i Lirisë", "Një shekull dritë",
"Pesë degë trungun thërrasin", "Rrjedhat e kristalta", "Bekim në
Bekimin", në të gjitha me dy deri në dhjetë poezi. Po ashtu jam
pjesëmarrës edhe në antologjinë për heroin Zahir Pajaziti e cila është
në përfundim e sipër! Nga ana tjetër kam shkruar shumë tekste këngësh,
dhjetëra prej tyre janë realizuar (kënduar) nga këngëtar të ndryshëm,
dhe prej tyre mbi dhjetë sosh gjenden në televizionet tona ku
transmetohen herë pas here. Kam botuar disa herë edhe artikuj të
ndryshëm në gazetat tona, vështrime të ndryshme letrare etj.
Bota Sot: Me cilët këngëtarë bashkëpunoni më shumë dhe në ç´zhanre ua shkruani tekstet?
Mentor Thaqi:
Bashkëpunoj me këngëtarë të shumtë dhe bashkëpunimin më të ngushtë e
kam me tenorin tonë të shkëlqyer, artistin e mrekullueshëm Shkodran
Tolaj, e tash edhe me çiftin Tolaj-Mehmedi, me të cilin kemi realizuar,
të paktën mbi 15 këngë që shumë prej tyre emitohen në televizionet tona,
si; balada e Presidentit Rugova "Njeriu", balada e dëshmorëve të kombit
në Koshare "Këndoi Shqipja", "Eja", "Përsëri si dikur", "Tiranasja",
këngës himn për Pejën në 100 vjetorin e Pavarësisë, "Peja" në
interpretim prej mbi dhjetë këngëtarëve nga më të mirët që kemi. Pastaj,
pesë këngë nga albumi i Shkodranit "Hape zemrën", këngën "Autostrada"
rap-pop nga Shkodrani dhe Danger me Big X dhe Co, etj. Tashmë edhe me
Ilirët-Shemin, këngën "Rini thuaja" që bëri bujë të madhe në skenën tonë
muzikore! Kam edhe dhjetëra këngë të realizuara nga rapsodi ynë
popullor Agim Gashi, vëllezërit Çetaj, Kristë Lleshi etj., si dhe një
mori tjetër që janë në realizim e sipër.
Bota Sot: a mund të na flisni për angazhimet tuaja në art, kulturë si dhe veprimtari kombëtare?
Mentor Thaqi:
paj, me dijen dhe "takatin" tim mundohem ta jap kontributin tim edhe si
krijues, edhe si intelektual. Për momentin jam nënkryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani, ku
fatmirësisht jemi mjaft aktiv, dhe dorën në zemër, as sukseset nuk na
mungojnë. Realizojmë manifestime dhe takime të shpeshta letrare dhe
përkujtimore, nderojmë ngjarje dhe personalitete kombëtare, kemi
bashkëpunim të mirë me simotrat tona në mërgim e atdhe, si p.sh. me
shoqatën "Aleksandër Moisiu" në Vjenë, me klubin letrar "Petro Marko" në
Vlorë, me shoqatat "Dardania", "Stublla", "Atdheu", Klubin "Bardhosh
Gërvalla", "Kosova" etj.
Që nga ardhja ime në mërgim, jam përpjekur
të japë kontributin tim në afirmimin dhe senzibilizimin e çështjes së
Kosovës tek populli mik gjerman dhe më gjerë në Evropë. Kam marrë pjesë
gati në të gjitha demonstratat dhe protestë që i kemi organizuar në
Gjermani, dhe shpeshherë kam qenë edhe bashkorganizator i tyre. Qysh nga
formimi i LDK-së në atdhe dhe Degës së saj në Gjermani, e gjeta veten
time në përbërjen e saj, dhe mund të them se kam qenë aktiv në
strukturat udhëheqëse të saj në nivel të Degës që udhëhiqej nga z. Hafiz
Gagica dhe Sali Çeku me bashkëpunëtorë. Jam dhe mbetem rugovian i
"papërmirësueshëm". Njëkohësisht, kam qenë i angazhuar drejtpërdrejt në
strukturat organizative të fondeve për Kosovën, si dhënës dhe natyrisht
edhe në mbikëqyrjen e grumbullimit të mjeteve të 3 %-it, në Fondin e
Aachenit, prandaj tash insistoj hapur që të jepet përgjigje transparente
rreth shpenzimit të atyre mjeteve nga ata që dikur i menaxhuan ato
fonde...!
Bota Sot:Pasi që folët për LDK-në, na thoni më në
detale, ku është ajo sot bashkë me Kosovën, në kontekstin e rrjedhave
aktuale politike ?

Mentor Thaqi: Kosova është, me
gjithë disa përparime nga paslufta, në një vendnumërim të keq, varfëri
dhe në skamje ekstreme e deri tek një pasurim marramendës. Madje, disa
pushtetarë janë pasuruar në mënyrë kriminale, korruptive dhe shumë të
pandershme! Shihni si u pasuruan qeveritarë dhe politikanë jo të paktë
kaq shpejt, të cilët para lufte nuk kishin pothuajse asgjë. Me pagat që
marrin (ne në mërgim me pagat tona mezi mbijetojmë) arritën që brenda
natës të bëhen milionerë, dhe kjo është pa nga pasuritë që i deklaruan,
pa ato të fshehurat. Ata janë aksionarë anonim në "blerjen" e pasurisë
kombëtare për pesë para. Kjo është tmerr, krim dhe korrupsion që po
shkatërron keq shtetin tonë..!
Ndërsa, LDK-ja? Ah, ajo që dikur nën
udhëheqjen e Presidentit Rugova vilte mbi gjysmën e votave të popullit,
dhe sot mjerisht është stërkequr nga udhëheqjet e papërgjegjshme. Bëhet
zhurmë në emër reformash, por në fakt reformat janë gati regresive,
demokracia e brendshme është peng e interesave personale dhe grupore,
nuk përfillet as lejohet mendimi ndryshe, nuk ka konkurrencë vlerash dhe
mendimesh, nuk iu jepet hapësirë vizioneve rugoviane, janë mënjanuar
dhe larguar bashkëpunëtorët më besnikë të presidentit Rugova (!?).
Vërtetë një gjendje mjaft hidhëruese për ne, sepse me apo pa dashje, po
bëhemi bashkëfajtorë me qeveritarët e sotëm të korruptuar! Unë bashkë me
brengën e shumicës së popullit jam me shpirt dhe zëmër me ndjenjat e
ndrydhura të skamnorëve, me ata që luftuan në front për çlirimin e
Kosovës, por që sot nuk e kanë kafshatën e gojës për fëmijët e tyre..!
Isha, jam dhe mbetem i vendosur të luftoj për rikthimin e dinjitetit të
nëpërkëmbur të votuesit shqiptar, t’i rikthejmë vlerat rugoviane, të
rikthejmë moralin njerëzor përballë matrapazëve të politikës pa
kurrizore e cila mërgatën po vazhdon ta injorojë dhe shfrytëzojë
paturpësisht! Thjesht, e dua LDK-në rugoviane dhe përpiqem me kolegët e
mi që ta bëjmë punën tonë për të mirën e atdheut!
Bota Sot: z. Mentor, cila do të ishte porosia juaj për lexuesit tanë?
Mentor Thaqi: Ftoj
të gjithë ata që e duan Kosovën, filozofinë rugoviane ta kenë udhë
rrëfim në jetën e tyre politike dhe kombëtare! Unë së bashku me shumë
miq punojmë natë e ditë për rikthim të dinjitetit të mërgimtarëve tanë,
sidomos kur shkojnë në vendlindje sepse, po trajtohen si “të huaj” në
shtëpinë e tyre, dhe kjo bie ndesh plotësisht me ndershmërinë shqiptare!

fund të këtij bashkëbisedimi të gjithë lexuesve të gazetës sonë dhe
kombit tim iu uroj festat e fundvitit me plotë dashuri vëllazërore! Zoti
e bekoftë veprën e presidentit Rugova, sakrificën dhe guximin e
dëshmorëve dhe martirëve tanë, Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tim,
Arbërinë Iliro-Dardane!
Bota Sot: Ashtu qoftë dhe ju faleminderit!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi