Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush e ka fajin?? Empty Kush e ka fajin??

Sun 21 Nov 2010 - 19:12
Do te doja qe asnjehere mos te perfshija ne kete kend te forumit lajme tronditese,rrenqethese,nga ato qe te godasin drejt e ne shpirt dhe ta therrmojne ate me mijera copa te vogla.Me pelqen gjithmon te shkruaj per ngjarje te bukura,per personazhe interesante,pse jo e dhe per situata tragji-komike,te cilat i hasim shpesh ne vendin tone,me shpresen qe mesazhi qe dua te percjell te asimilohet nga ju dhe te kete ndikimin e tij,sado i vogel qofte.Por esht e dhimbshme per mua te shkruaj per nje tragjedi,si ajo qe ndodhi pak dite me pare ne fshatin e Sukthit.Ama as indiferente nuk mund te rri.Me besoni ne vend qe te ulem ketu perpara kompjuterit,dua te dal neper rruge dhe te bertas me te madhe:Ku eshte shteti?Ku jane shoqatat e shumta te huaja dhe ato shqiptare qe vihen gjoja ne sherbim te nenave,grave,femijeve dhe njerezve ne nevoje?Dhe per sa kohe do mbyllim syte,veshet perpara tragjedive te tilla?
Kater jete femijesh u shuan ne nje mbremje nentori me shi!!Nje nene nje heroine,ne lufte per mbijetese,punonte cdo nate per tu siguruar femijeve te saj buken e gojes.Vetem kaq mund te bente ajo.E vetme!! Pa perkrahjen dhe ndihmen e askujt! Te punonte vetem per te mbijetuar.Cdo deshire tjeter do te ishte luks!Por ironia e fatit,per ata kater femije edhe mbijetesa do te kthehej ne nje luks..
Nuk dua ta imagjinoj cfare ka provuar ajo nene kur eshte kthyher ne shtepi dhe ka gjetur femijet e saj te shuar,ashtu sic u shua qiriu qe i mori jeten te katerve.
Une qe po e ndiqja nga televizori lajmein e tmerrshem ndjeva nje therje ne zemer dhe lotet nuk me pushonin.Nje mori ndjenjash me ngaterroheshin me njera tjetren;ndieja keqardhje,merzi, pikellim,por edhe inat,deshire per revolte dhe per tu dhen nje zgjidhje sa me pare ketyre historive kaq te shemtuara,ne menyre qe e nesermja mos te sjell viktima te tjera te pafajshem.
Prej sa e sa vitesh organizata pa fund financohen me shuma marramendese me qellimin per mbrojtjen e femijeve ne nevoje.Ku jane ato? Pervec emrave qe i degjojme here pas here neper media dhe perpjekjes per te reklamuar veten me shpresen se do te fitojne ndonje projekt dhe shuma te majshme parash,cfare tjeter bejne? Ku jane frytet e punes se tyre?
Me vjen te ulerij me te madhe;Turp tju vije!!! Sepse jeni edhe ju shkaktare qe tragjedi te tilla vazhdojne te ndodhin dita dites.Nderkohe qe mjaftohemi me disa pika lot,me disa fjale ngushellimi,per te pritur te nesermen tragjedine e radhes.E teksa jam duke shkruar,nga televizori nje tjeter lajm me ben te me dridhen duart.Varrimi i femijeve eshte bere ne fshatin e babait,ndersa nena e tyre nuk ka qene e pranishme sepse nuk e kane lejuar!!!
BABAI....per cilin baba te kene pasur fjalen valle? Per ate qe i rrihte dhe i keqtrajtonte? Per ate qe i kishte braktisur dy muaj me pare? Per ate qe kushedi ku ndodhej mbremjen qe ndodhi tragjedia,ndersa e ema e tyre rropatej ne pune per tu siguruar jetesen? Ky ishte njeriu qe e quajten baba?
Kur do te kuptojne valle qe prinderimi eshte pergjegjesia me e madhe qe njeriu ka dhe te ndalojne se sjelli ne jete qenie te pafajshme, qe do te vuajne gjithe jeten nga papergjegjshmeria dhe injoranca e prinderve te tyre!
Jam e hidheruar,e pikelluar nga kjo histori.Dua te gjej fajtoret,jo sepse kjo do te permiresonte dicka ne gjithe kete histori,por sepse se paku do te ndikonte qe tragjedi te tilla mos te ktheheshin ne normalitet.Dhe te me largonin friken qe ndiej sa here qe hap televizorin,ne pritje te tragjedise se radhes.

Nga Arjana
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Tue 14 Feb 2012 - 20:36
se di kur ka ndodh kjo ngjarje , por sinqerisht me preku shum Merzitur
ndonjeher jeta esht kaq mizore pr disa
per cf e do jeten ajo nene?!

ehh...tragjedi te tilla , ku nuk est gjet as shkaku , as fajtori , ka plot....e gjithnje do te ket , sa te jen ata gomer ne krye...e ky popull nen kemb !!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Tue 14 Feb 2012 - 20:44
E askujt shkruajti:se di kur ka ndodh kjo ngjarje , por sinqerisht me preku shum Merzitur
ndonjeher jeta esht kaq mizore pr disa
per cf e do jeten ajo nene?!

ehh...tragjedi te tilla , ku nuk est gjet as shkaku , as fajtori , ka plot....e gjithnje do te ket , sa te jen ata gomer ne krye...e ky popull nen kemb !!

ka qe me 2010 kjo ndodhi,nje nene e braktisur nga i shoqi e cila mbante e rriste vete 4 femije pa asnje ndihme tjeter nga askush as nga i shoqi pasi sic mbaj mend atehere ai i perzente femijet kur shkonin dhe e shikonin ne shtepine e tij edhe pervec kesaj ky bastard me fal per shprehjen kur nena ne pamundesi te mbante femijet se duhej te punoje ne nje lokal ne te cilin zakonisht punonte naten per te rritur femijet e saj i linte 4 femijet vete ne shtepi detyrimisht e kur ndodhi kjo tragjedi,4 femijet u dogjen burri i kesaj kishte fytyre ti kundershtonte kesaj nene te ndodhej ne varrimin e femijeve te vet sepse sipas tij ishte e vetmja fajtore qe femijet kishin ate perfundim.....Akoma e sot e mbaj mend kete tragjedi e me ka tronditur shume
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Tue 14 Feb 2012 - 20:46
e temerrshme !!!! Merzitur
aman zoti i shikon te tera !!!! dhe 1 dit cdo njeri do paguaj !!
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Tue 14 Feb 2012 - 22:28
Kam degjuar per kete ne lajme dhe vertet jam ndier shume keq,qiriu qe kishte rene mbi televizor dhe kishte marre zjarre pastaj tere shtepia,vertet jam ndier shume keq,fajtoret nuk mund te i gjejm ne kur shteti i fsheh ata,,por oraganizatat e shteti i del ne ndihme familjeve atehere pasi te ndodh rasti,per reklamimin e tyre kinse neve po bejme ndonje gje atehere i del ne ndihme por atehere eshte teper vone.
Sponsored content

Kush e ka fajin?? Empty Re: Kush e ka fajin??

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi