Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Der Standard: Serbët dhe shqiptarët po mprehin shpatat  Empty Der Standard: Serbët dhe shqiptarët po mprehin shpatat

Wed 9 Jan 2013 - 16:50
Der Standard: Serbët dhe shqiptarët po mprehin shpatat  Largea_645-thaci-dacic1357745590“Mprehin
shpatat para dialogut me 17 janar”. Kështu e titullon një artikull
analitik kushtuar dialogut Kosovë - Serbi, gazeta austriake Der
Standard.
Secila palë po përpiqet të përmirësojë sa më shpejt
pozicionin e saj për bisedimet e 17 janari midis kryeministrit të Kosovë
Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.
Kjo
është arsyeja që këto ditë, të dy palët kanë filluar manovrat e tyre.
Kështu, Qeveria e Kosovës nuk i lejoi presidentit të Serbisë Nikoliq,
vizitën në manastirin e Graçanicës në Kosovë me rastin e Krishtlindjes
ortodokse, ndonëse të njëjtën ia kishte lejuar ish presidenti Tadiç.
Kjo, ndërkaq, u bë shkas që Nikoliq të drejtojë fjalë kërcënuese kundër BE-së që po ndërmjetëson këtë dialog.
“Bashkimi Evropian tregoi fytyrën e vërtetë” tha Nikoliq.
Gjendja
u acarua kur të hënën Polica e Kosovës arrestoi edhe nëntë rojat e
Aleksandër Vulinit, drejtorit të zyrës së Qeverisë së Serbisë për
Kosovën.
Ka disa muaj që janë shtuar provokimet nga ana serbëve të
veriut dhe kosovarëve në jug të Serbisë. Si pjesë e strategjisë
politike para bisedimeve në Bruksel, mund të interpretohet edhe zënka
për lapidarin përkujtimor të ushtarëve të vrarë të UÇPMB-së në Preshevë.

të vërtetë, në takimin e 17 janarit në Bruksel do të flitet për serbët e
veriut dhe jo për shqiptarët në luginën e Preshevës. Daçiqi po dëshiron
për komunitetin serb në veri të arrijë jo vetëm autonominë kulturore që
e parashikon plani i Ahtisarit, por edhe autonomi territoriale për ta.
Duke
qenë se kjo kundërshtohet nga pala kosovare, është plotësisht e paqartë
se si do të arrihet kompromisi në këtë çështje. Në këtë kontekst duhet
parë relevanca e Luginës së Preshevës, e cila gjithmonë mund të futet në
lojë si opsion baraspeshe, qoftë për këmbim të territoreve, qoftë për
atë që shqiptarët atje të fitojnë autonominë në masën e njëjtë me serbët
ne veri.
Në këtë element, Qeveria kosovare ka edhe ndihmën e
Shqipërisë. Kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se Qeveri serbe nuk
po tregon aspak respekt për martirët e kombit shqiptar.
Berisha,
ditët e fundit, ka nxjerrë edhe tone të tjera nacionaliste. Ai ka
premtuar se do të mundësojë shtetësi dhe pasaporta për të gjithë
shqiptarët kudo që janë. Ditëve të fundit ai foli edhe për një ligë të
përbashkët kombëtare të futbollit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi