Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqipëria si Koreja e Veriut! Empty Shqipëria si Koreja e Veriut!

Mon 21 Jan 2013 - 9:55
Shqipëria si Koreja e Veriut! Article-2265162-16E9ADCA000005DC-369_468x286

Shqipëria i është bashkuar Koresë së Veriut duke u bërë vendi i dytë në botë ku transmetuesit nuk janë ftuar në tenderin për Premier Ligën angleze që është një nga kompeteticionet më të pasura në botë. Kjo do të thotë se duke nisur nga sezoni i ardhshëm, kampionati anglez nuk do të transmetohet nga asnjë prej kompanive të transmetuesve dixhitalë në Shqipëri.

Me mbi 200 marrëveshjet e reja me televizionet, ekipet angleze do të fitojnë më shumë se 2 miliardë paund për transmetimin 2013-2016 ndërsa në total do të përfitohet një shumë prej 5.5 miliardë paundë nga të drejtat televizive.

Kjo shumë tejkalon atë të shpenzuar për blerjen e yjeve si Robin Van Persie, Uejn Runi, Karlos Tevez dhe Demba Ba. Por vlera e marrëveshjeve televizive mbete kur pirateria mbahet në minimum. Në Britani importimi i dekoderave nga Shqipëria është bërë një problem i madh pasi atje është e mundur që të ndiqen live televizionet shqiptare që transmetojnë ndeshjet e Premier Ligës.

Kjo duket se është edhe arsyeja pse transmetuesit nga Shqipëria nuk janë ftuar të marrë pjesë në tender. Por kjo nga ana tjetër do të krijojë “blackout” tek dashamirësit e futbollit në Shqipëri gjithmonë nëse këta të fundit nuk do të importojnë dekodera nga Maqedonia dhe Greqia, për të shikuar kampionatin më të bukur të futbollit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi