Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

GMT + 6 Hours Për ku je nisur?

Tue 22 Jan 2013 - 19:14
Për ku je nisur?

Menjëherë personazhi ynë zbriti nga shtëpia me valixhen në dorë, i veshur mirë, i kollarisur e i kapardisur si asnjëherë më parë. Ai i ngriti dorën një taksia që kaloi aty pranë dhe taksisti pa e zgjatur qëndroi pranë këmbëve të tij. Personazhi hapi derën dhe hyri brenda. Taksisti u kthye nga ai dhe gjithë respekt e dashamirësi e pyeti:”Ku dëshironi të shkoni zotëri?”

Miku ynë heshti për pak kohë, teksa taksisti i kishte bërë veshët katër në pritje të përgjigjes.
Por kur pa se klienti nuk po përgjigjej, ia përsëriti pyetjen:”Më falni, po për ku jeni nisur zotëri?”

Klienti ngriti kokën dhe filloi të përpëlitej sikur ti kishte humbur zëri. Në sytë e tij, taksisti pikasi ndjenja hutimi dhe demoralizimi, të cilat sikur mbushën hapësirën e taksisë. Mandej, klienti u përgjigj i hutuar:”Nuk e di.”

Taksisti nuk u besoi veshëve, prandaj shtoi gjithë habi:”Çfarë?! Nuk dini për ku jeni nisur?!”

Përgjigja ishte shkatërruese:”Po, nuk e di për ku jam nisur.”

Pyetja që të drejtohet ty lexues i nderuar është:

Çfarë do të bëje po të ishe në vendin e këtij taksisti?
A do ta nxirrje këtë udhëtar me shkelma nga taksia?
A do të dyshoje në aftësitë e tij mendore?

Cilat do qofshin përgjigjet tuaja, besoj se të gjithë pajtohemi se sjellja e këtij pasagjeri është e çuditshme dhe e papranueshme.

Tani tregoni:
- Ku dëshironi të arrini gjatë udhëtimit të jetës tuaj?
- Ku mendoni të jeni pas pesë apo dhjetë vitesh?
- A e dini ç’drejtim ka marrë busulla e jetës tuaj?
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

GMT + 6 Hours Re: Për ku je nisur?

Tue 22 Jan 2013 - 19:23
Message reputation : 100% (1 vote)
Dasa shkruajti:Për ku je nisur?


Pyetja që të drejtohet ty lexues i nderuar është:

Çfarë do të bëje po të ishe në vendin e këtij taksisti?
A do ta nxirrje këtë udhëtar me shkelma nga taksia?
A do të dyshoje në aftësitë e tij mendore?

Cilat do qofshin përgjigjet tuaja, besoj se të gjithë pajtohemi se sjellja e këtij pasagjeri është e çuditshme dhe e papranueshme.

Tani tregoni:
- Ku dëshironi të arrini gjatë udhëtimit të jetës tuaj?
- Ku mendoni të jeni pas pesë apo dhjetë vitesh?
- A e dini ç’drejtim ka marrë busulla e jetës tuaj?


-Kto jan pyetje qe secili nuk mundet me dhan pergjegje , dhe ajo qe e ban qe njerzit te pranojn islamin jan pikrit gjetja e ketyre pyetjeve qe pergjegjen mundemi me e gjen ne Fjalen e All-llahut te gjithfuqishem pra ne Kuran.. andaj ato qe deshirojn te gjejn pergjegje le ta lexojn kuranin dhe kan me gjet pergjegje te sakt..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi