Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekzekutohet babai që hëngri fëmijët nga uria Empty Ekzekutohet babai që hëngri fëmijët nga uria

Tue 29 Jan 2013 - 20:44
Ekzekutohet babai që hëngri fëmijët nga uria Ekzekutohet-babai-q%C3%AB-h%C3%ABngri-f%C3%ABmij%C3%ABt-nga-uriaEkzekutim ne Korene e Veriut. Kushdo qe kapet duke tentuar ose konsumuar vepren e “kanibalizmit” ekzekutohet pa gjyq

Një koreanoverior u ekzekutua pasi vrau dhe hëngri dy fëmijët e tij, raportoi “Daily Mail” ditën e hënë, duke cituar burime brenda vendit më të izoluar të botës.

Sanksionet e reja ndërkombëtare, bashkuar me shpenzimet marramendëse ushtarake, duket se po krijojnë një zi të re buke në vendin komunist me 25 milionë banorë.

Sipas raportimeve, gjendja është dramatike, sidomos në provincat e largëta me kryeqytetin Penian, ku po regjistrohen raste në rritje të kanibalizmit.

Në krahinat malore të Hvanghas veriore dhe jugore (dy krahina të ndryshme), pranë kufirit me Kinën, sipas të përditshmes britanike, janë raportuar 10 mijë vdekje prej kanibalizmit dhe shteti është detyruar të urdhërojë policët e ushtarët në zonë që të ekzekutojnë pa gjyq këdo që tenton apo kryen një vrasje, me qëllim ngrënien e mishit njerëzor.

Si pasojë e politikave të gabuara ekonomike dhe shpenzimeve marramendëse për programin bërthamor e shpenzimet e tjera ushtarake, bashkuar me sanksionet ndërkombëtare, Korea e Veriut përballet prej dy dekadash me mungesë të furnizimeve ushqimore.

Në vitin 1994, kur vendi drejtohej nga Kim Jong-il, babai i liderit aktual, Kim Jong-un, një zi 4-vjeçare buke besohet se i mori jetën tre milionë koreanoveriorëve, në një popullësi prej 22 milionë banorësh në atë kohë.

Aktualisht, pjesa dërrmuese e popullsisë vuan pasoja të kequshqyrjes, ndërsa sipas raportimeve, një seri përmbytjesh gjatë 2012-s, mund të kenë rënduar edhe më shumë gjendjen ushqimore në vend, për shkak të dëmtimit të të mbjellave, njofton “Top-Channel”.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ekzekutohet babai që hëngri fëmijët nga uria Empty Re: Ekzekutohet babai që hëngri fëmijët nga uria

Tue 29 Jan 2013 - 20:47
e me ja fusin kot ato duket te shendetshem ????/??
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi