“Nuk më marrin në punë, se nuk ma pëlqejnë shqipen”
Sat 2 Feb 2013 - 0:38
Luela Myftari
- Donald Këlliçi është 30-vjeç. Ai ka vetëm pak kohë që është kthyer nga Greqia, ku jetonte prej 22 vitesh. Ai është një nga shumë të rinjtë që përpiqet të gjejë vetveten në një vend të cilin e ka lënë në një moshë fare të vogël. Thotë se e ka të vështirë. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, ai e ka të pamundur të gjejë një punë, e cila do t’i siguronte një jetesë normale.
Donald, cila ka qenë jeta juaj në Greqi?
Unë kam mbaruar shkollën e lartë për Administrim Biznesi dhe një specializim në Marrëdhënie me Publikun, në vitin 2010. Pasi përfundova studimet e larta, punova në një agjenci turistike në Greqi. Ajo kompani u mbyll, ashtu si edhe shumë të tjera në Greqi. Në këto kushte unë vendosa që të provoj të stabilizohem këtu, ku nuk më mungojnë të afërmit. Kam punuar edhe në vende të tjera gjatë studimeve, por këto punë nuk kanë qenë në profilin ku unë jam arsimuar.
Kur jeni kthyer?
Jam këtu që prej muajit maj. Që kur kam ardhur e deri tani kam qenë në kërkim të një pune, e cila i përshtatet asaj fushe për të cilën unë kam studiuar, por e kam shumë të vështirë. Kudo që kam shkuar, më nxjerrin si justifikim mangësitë në gjuhën shqipe. Unë kam fituar gjatë këtyre 22 viteve në Greqi një theks tjetër, por di shumë mirë sh-qip, përveç disa rasteve që më ndodh të mos kuptoj gjithçka. Për shembull, kur komunikoj me njerëz që kanë ardhur nga veriu i Shqipërisë do të doja që ata të flisnin më ngadalë, por gjithsesi këtu nuk hyjnë të gjithë veriorët. Me pak fjalë unë nuk kam probleme me shqipen standarde. E flas dhe e kuptoj shumë mirë, por mund të has vështirësi kur bie në kontakt me dialektizma.
Keni kërkuar punë në zyrën e punësimit këtu në Tiranë?
Jo, nuk kam kërkuar sepse më kanë thënë që aty mund të gjesh vetëm punë të rënda krahu në ndërtim apo kamerier, punë për të cilat unë nuk jam i interesuar. Nuk e di saktësisht, por kështu më kanë thënë kushërinjtë e mi që jetojnë këtu. Unë vetë nuk di më shumë se kaq dhe nuk mund të flas me siguri.
Ju jeni ende në fazën njohjes së realitetit. Ku qëndron vështirësia?
Shumë prej kursimeve të familjes sime shkuan për blerjen e një shtëpie këtu, kështu që nuk kam pasur shuma parash të konsiderueshme për të jetuar shumë mirë. Gjatë kësaj periudhe, thjesht kam jetuar në përpjekje për t’u rehatuar në një vend pune që mbështet profilin e studimeve të mia andej. Unë kam studiuar jashtë, por nuk besoj se ky përbën një problem këtu. Përveç shqipes sime, e cila mund të ketë disa nuanca të theksit grek, nuk besoj se ka ndonjë gjë tjetër që nuk shkon tek unë. Por, kam filluar të ndihem emigrant në vendin tim. Kur shkoj të blej diçka me miqtë e mi të vjetër apo me kushërinj, më qëllon që të përshëndes shitësit dhe të tregohem ca i butë, ashtu siç jam edukuar. Duhet të tregohesh i vrazhdë dhe të kërkosh atë gjë që dëshiron pa e vrarë shumë mendjen për përshëndetjet. Një herë më thanë: “Ti mirë që nuk flet si shqiptar, por edhe dorën e zgjat si evropian.” Duke filluar nga këto situata, ndjej se është e vështirë të mësohem me sjelljet tuaja. E shoh shumë të vështirë që shoqëria shqiptare të angazhohet për të na kuptuar neve që vijmë nga një kulturë tjetër. Ndihem ndonjëherë keq sepse në thelb, unë dukem ndryshe nga ju. Unë ndihem emigrant në vendin tim.
Do të kthehesh në Greqi nëse nuk e ndjen veten mirë?
Unë do të qëndroj këtu edhe një vit. Do t’i jap kohë vetes që të mësohem edhe më shumë me jetën këtu. Nëse nuk stabilizohem dot gjatë kësaj periudhe, po, do të kthehem. Do të kthehem tek familja ime, nëse nuk lidh një kontratë punë brenda këtij viti sepse e shoh të panevojshme të qëndroj më shumë.
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: “Nuk më marrin në punë, se nuk ma pëlqejnë shqipen”
Sat 2 Feb 2013 - 0:43
o per kete e ka thene taman shoku jemi emigrande ne vendin tone ????????
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: “Nuk më marrin në punë, se nuk ma pëlqejnë shqipen”
Sat 2 Feb 2013 - 0:44
E pra duhet t'a mesoni shqipen rrjedhshem Shaka beje...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi