Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Humor i zi në “Metropol” Empty Humor i zi në “Metropol”

Tue 5 Feb 2013 - 17:08
Humor i zi në “Metropol” Teatri-dorezimi

Pjesa "Dorëzimi", e shkruar nga autori i njohur irlandez Martin McDonagh, dhe e realizuar me regji të Genti Bejkos, do të çelë sezonin e ri artistik të Teatrit të Metropolit, kur të shfaqë premierën e saj pasditen e së enjtes, në datën 7 shkurt.

Vepra është një komedi e zezë e cila me anë të trajtimit të disa situatave gati tragjike, sjell në vëmendjen e publikut disa prej problemeve thelbësore të shoqërisë së sotme, gjithmonë duke ruajtur kontekstin komik.

Regjisori Bejko është shprehur se megjithëse pjesë e rëndësishme e subjektit brenda temës janë racizmi e diskriminimi, në thelb të saj qëndron marrëdhënia e munguar, mungesa e një dore ndihme në momentet më të vështira të jetës: “Pjesa tregon një njeri që ka humbur dorën dhe ka 15 vite që e kërkon. Kemi eliminuar pjesën e amerikanizmit dhe ka detaje që janë krijuar prej nesh për ta shqiptarizuar.”

Një njeri prej vitesh ka humbur në mënyrë të dhunshme dorën e tij dhe vihet në kërkim të saj. Historia zhvillohet brenda mureve të një dhome hoteli, ku 4 personazhet Karmajkëll, Mervin, Tobi dhe Merilin, të interpretuar nga Gert Ferra, Julian Deda, Irgen Cela dhe Niada Saliasi, përballen me njëri-tjetrin dhe me fatin që i ka përplasur në një botë problematike, ku mbizotëron mashtrimi, dëshpërimi dhe lufta raciale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi