Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mrekullia e 30 vjeçares, në gjendje kome sjell në jetë fëmijën e saj të parë Empty Mrekullia e 30 vjeçares, në gjendje kome sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Thu 7 Feb 2013 - 1:19
Mrekullia e 30 vjeçares, në gjendje kome sjell në jetë fëmijën e saj të parë 118Një mrekulli ka ndodhur nga mjekët e sanatoriumit dhe atij të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një nënë shtatzëne që ishte në një betejë me vdekjen, ka rënë në koma dhe fryma i është mbajtur artificialisht nëpërmjet aparaturave. Sot ajo në gjendje kome ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe gjithck ka shkuar me sukses. Ekipi i kirurgeve gjinekologe ka kryer operacionin ne Sanatorium, duke shpetuar beben e pare te kesaj nene te re, e cila eshte paraqitur me insuficiense respiratore per shkak te problemeve kardiake.Mjekët kanë treguar se ajo që ndodhi ishte mrekulli që nëna dhe fëmija jetuan pas atij komplikacioni të rëndë. 32-vjeçarja ende nuk e ka parë fëmijën e saj, sepse foshnja është në maternitet, ndërsa nëna po vijon kurimin në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mjekët thanë se gjendja është normalizuar dhe brenda pak ditëve do të bashkohen nëna dhe foshnja dhe madje do të lënë edhe spitalin.

“Nëna ishte në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore ishte me frymëmarrje artificiale, bebi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore sepse kishte rënie të rrahjeve të zemrës. Eshtë bërë e mundur që të lindë me urgjencën më të madhe. Në momentin e lindjes bebi ka qenë me 30 deri 40 rrahje në minutë, ndërkohë që norma është 140 rrahje per minute. Eshtë transportuar menjëherë urgjentisht në reanimacion në maternitet dhe bebi ka qenë një ditë e gjysmë i intubuar. Më pas e mori veten gradualisht dhe tani bebi është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pret që të dalë edhe nëna nga spitali”, thotë Rubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit “Koco Gliozheni”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi