Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femie Pjetri: “Nuk dua mëshirë, dua të luftoj” Empty Femie Pjetri: “Nuk dua mëshirë, dua të luftoj”

Thu 7 Feb 2013 - 14:50
Femie Pjetri: “Nuk dua mëshirë, dua të luftoj” Femie%20Pjetri%20Paciente%201Femie Pjetri ka dy muaj që qëndron e shtruar në katin e parë të shërbimit Onkologjik. Ajo është nënë e dy djemve të martuar. Hera e parë kur është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë ishte në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar. Fillimisht dyshoi për sëmundjen e diabetit. Kishte dhimbje të fuqishme në stomak. Lajmin e kobshëm mësoi nga mjeku i familjes në qendrën e saj të banimit në qytetin e Lushnjës. Diagnoza ishte tumor. Mendimi i parë ishte vdekja. Janë momente të forta, ku njeriu ndihet i pafuqishëm ndaj fatit të paracaktuar. Por Femia vendosi të luftojë. Ajo u paraqit menjëherë në Maternitetin e Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”.

Diagnoza ishte e saktë. Gjëja e parë që kërkoi ishte të dinte edhe sa ditë jetë i kishin mbetur.Mjekët i dhanë kurajo. “Të nisesh, dhe të mos dish a kthehesh apo jo. Mblodha forcat dhe thashë se do ta përballoj edhe këtë.” Në shërbimin onkologjik në Tiranë, i dhanë një javë kohë për t’u përgatitur psikologjikisht për ndërhyrjen kirurgjikale. Por ajo nuk priti. Vendosi që t’i nënshtrohet menjëherë operacionit.

Pas dy muaj qëndrimi në spital, mjekët i kanë sugjeruar të operohet sërish. Këtë radhë për të hequr vezoret dhe mitrën. Gjatë kësaj kohe Femia duhet të paraqitet një herë në tre javë për të kryer rreze si dhe për të shikuar ecurinë e sëmundjes. “Vetëm Ai e ka në dorë..”, i drejtohet fuqisë së mbinatyrshme. “Fillimisht nuk doja të tregoja. Nuk do të doja të më shikonin me mëshirë”, tregon Femia forcën që e karakterizon.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi