Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shurupi vrastar, 36 të vdekur brenda një nate Empty Shurupi vrastar, 36 të vdekur brenda një nate

Sat 9 Feb 2013 - 18:04
Shurupi vrastar, 36 të vdekur brenda një nate Shurup

Një alarm i fuqishëm vjen nga BBC, nëpërmjet fjalëve të babait të njërit prej viktimave të atij që u quajt shurupi vrasës.

“Ra të flinte, por kur mëngjesin tjetër nuk u zgjua më, telefonuam ndihmën e shpejtë dhe ambulancën, të cilët na thanë se kishte vdekur. Na thanë se shumë persona të tjerë gjatë asaj nate kishin vdekur pasi kishin pirë shurupin kundër kollës”, shprehet babai i njërit prej viktimave.

Në të njëjtat orë 64 persona të tjerë u dërguan në spitalin e Gujranwala të Pakistanit, pasi kishin pirë të njëjtin shurup, por 36 prej të shtruarve gjetën vdekjen pak më vonë.

“Consuel”, ky është emri i produktit që përdoret si mjekim, në një kohë që është një mjekim që ka një efekt të lehtë si lëndë narkotike.

Numri i madh i viktimave bëri që të nisin arrestimet ndaj drejtuesve të ndërmarrjes që kishin tregtuar këtë produkt. Në hetim është përfshirë një substancë e importuar nga India, me elementë helmues, çka mendohet të ketë helmuar përmbajtjen e shurupit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi