Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

24 vjet përdhunime, argjentinasi lindi 10 fëmijë me vajzën e tij!  Empty 24 vjet përdhunime, argjentinasi lindi 10 fëmijë me vajzën e tij!

Fri 26 Nov 2010 - 22:56
Argjentina është e shokuar për shkak të zbulimit të rastit të ri të incestit, për të cilin mund të thuhet se me monstruozitetin e autorit të tij ka thyer rekordin e zi të austriakut Josef Fritzl.

Shtetasi argjentinas e ka mbajtur në bodrum vajzën e tij plot 24 vjet, ka abuzuar seksualisht me të dhe ka bërë 10 fëmijë.

Policia e krahinës Santa Fe ka arrestuar mashkullin 62-vjeçar, i cili për 30 vjet rresht ka keqtrajtuar seksualisht vajzën e tij.

Vajza e tij, nëna e 10 fëmijëve, 43-vjeçarja ka vendosur të lajmërojë policinë vetëm pasi i ati dhe babai i fëmijëve të saj është arrestuar për vjedhje, shkruan online gazeta Notife.

Viktima ka deklaruar se babi vazhdimisht e kishte kërcënuar me pushkë. Fëmijët, nga të cilët tetë kanë mbijetuar, deri tash nuk e kanë ditur se gjyshi i tyre ka qenë njëkohësisht edhe baba i tyre.

Vetëm më i madhi djalë ka marrë vesh për këtë dhe më pastaj kishte bërë vetëvrasje. Kurdo që mbetej shtatzënë, babai e detyronte t’u thoshte fëmijëve se ata kanë lindur nga lidhjet e saj me meshkuj të ndryshëm.Bota sot..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi