Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mësuesja nxënësve: “Nuk jeni pasardhës dhe autentikë të grekëve…” Empty Mësuesja nxënësve: “Nuk jeni pasardhës dhe autentikë të grekëve…”

Mon 11 Feb 2013 - 20:06
Mësuesja nxënësve: “Nuk jeni pasardhës dhe autentikë të grekëve…” A-300x200Kanë “zier” mediat elektronike në Greqi, pas përgjigjes së një mësueseje gjimnazi dhënë nxënësve të saj.
Padyshim që në Greqi mendime të tilla (të pretendosh se nuk jam grek, apo i krishterë) dënohen në të gjitha format!

Një profesoreshë e gjeografisë të një gjimnazi, u jep detyrë shtëpie nxënësve të saj, të shkruajnë një ese të shkurtër me këtë temë:
- Duke u bazuar në fakte historike, të vërtetoni nëse ekzistojnë popuj të përzier në Europë. Jepeni përgjigjen tuaj me dy paragrafë.

Kështu nxënësit ia nisën nga kërkimet në internet etj, përgatitën dhe ia prezantuan punën e tyre më 8 shkurt 2013 mësueses.
Kur mësuesja shqyrtoi punët e nxënësve, vuri re se një numër i madh prej tyre referonin se ishin pasardhës direkt të grekëve të lashtë, duke u bazuar në studimin e analizimit të ADN-së, nga Profesori grek i Gjenetikës, Z. Triantaphyllides, i Universitetit të Aristotelit në Selanik. Por mësuesja e kundërshtoi këtë analizë të ADN-së të profesorit: “Këto janë kotësira –tha ajo- dhe askush nuk ka vërtetuar asgjë. Këto teori janë idiotësira, jo zyrtare dhe të papranueshme nga komuniteti shkencor, padyshim as edhe nga unë”, u tha nxënësve profesoresha.
Madje ajo avancoi dhe një hap më tej duke thënë: “Ajo që duhet të dini është se nuk jeni grekë autentikë, përveçse pasardhës së popujve që kanë kaluar në harqe të ndryshme kohore në këtë vend. Pra pasardhës së turqve, romakëve, saraçenëve, Sumerianve, arabëve etj. Madje duhet të dini se nuk jeni as edhe pasardhës së Aleksandërit të Madh”, theksoi profesoresha.
Kjo siç e kuptoni ngjalli shumë reagime, pasi në Greqi të tentosh të thuash diçka ndryshe, je i destinuar të dënohesh nga të gjithë klanet e këtij shteti!/alb-obaserver.com/
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mësuesja nxënësve: “Nuk jeni pasardhës dhe autentikë të grekëve…” Empty Re: Mësuesja nxënësve: “Nuk jeni pasardhës dhe autentikë të grekëve…”

Mon 11 Feb 2013 - 20:24
secili ka te drejte te thote mendimin etij
mesuesja ka kaluar dhe nje hap me tej dhe ato qe ka thene kane me shume vlere se u drejtohen femijeve dhe bejne pjese e dijeve
qe duhet te kene
gjithsesi sdo te thote qe bindja shkencore e mesueses eshte edhe e vertet historike
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi