Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Egjipt, përleshje në përvjetorin e rënies së Mubarak Empty Egjipt, përleshje në përvjetorin e rënies së Mubarak

Tue 12 Feb 2013 - 11:47
Egjipt, përleshje në përvjetorin e rënies së Mubarak Egjipti-protesta

Protestuesit në Egjipt janë përplasur sërish me policinë jashtë pallatit presidencial në Kajro, në ditën që shënon 2-vjetorin e rënies së Hosni Mubarak.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe hedhëse uji për të shpërndarë demostruesit, të cilët kanë sulmuar me gorë.

Grupet opozitare akuzojnë presidentin aktual islamik, Mohammed Morsi, se ka tradhëtuar qëllimet e revolucionit. Por, mbështetësit e tij janë kundërpërgjigjur, duke thënë se protestuesit duan të rrëzojnë liderin e parë të Egjiptit, të zgjedhur në rrugë demokratike.

Hosni Mubarak, i cili drejtoi vendin për gati 30 vjet, u rrëzua nga posti i presidentit pas një sërë protestash masive, më 11 shkurt 2011.

Përplasjet e së hënës, jashtë pallatit presidencial, raportohet të kenë nisur, pasi disa prej protestuesve u përpoqën të thyenin barrierën mbrojtëse të portës kryesore të ndërtesës.

Disa prej të irrituarve në turmë thërrisnin: “Njerëzit duan të rrëzojnë regjimin!”. Ata krijuan edhe grafite në muret e ndërtesës, ku lexohej: “Largohu!”. Deri tani nuk ka raportime për të plagosur.

Opozita laike e Egjiptit ka akuzuar presidentin Morsi, një anëtar i Vëllazërisë Muslimane, një parti islamike, se ka injektuar një formë të re autoritarizmi, duke tradhëtuar vlerat e revolucionit 2011.

Morsi ka refuzuar pretendimet e protestuesve. Në fillim të këtij muaji, ai paralajmëroi se forcat e sigurisë “do të veprojnë me vendosmërinë më të madhe” për të mbrojtur institucionet e shtetit dhe se grupet shkaktare të dhunës do të “mbajnë përgjegjësi politike”.

Protestat e fundit kanë nisur që në 24 janar në Kajro, në vigjilje të përvjetorit të dytë të revolucionit.

Protestuesit janë përhapur në disa qytetet të vendit, duke lënë me dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi