Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Haradinaj, vizitë zyrtare në Britani Empty Haradinaj, vizitë zyrtare në Britani

Tue 12 Feb 2013 - 12:05
Haradinaj, vizitë zyrtare në Britani Haradinaj-fjalim0312

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë zyrtare në Londër, ku do të takohet me zyrtarë të qeverisë dhe Parlamentit britanik.

Sipas raportimeve të “REL”, Haradinaj deri tani është takuar ministrin për Evropën, David Lidington, të cilin e ka njohur me zhvillimet në Kosovë.

“Kosova, kur kanë kaluar pesë vite nga shpallja e pavarësisë, ka nevojë për konsolidim dhe zhvillim të mëtejshëm në të gjitha nivelet”, ka thënë Haradinaj.

Në një njoftim për mediat të lëshuar nga zyra e AAK-së thuhet se, Haradinaj ka ftuar biznesmenët britanikë për të investuar në Kosovë.

Haradinaj synon që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojë për postin e kryeministrit të Kosovës, që aktualisht mbahet nga Hashim Thaçi.

Bisedimet me këtë të fundit për një aleancë qeverisëse me kreun e AAK kryeministër përfunduan pa ndonjë rezultat, gjë që shtynë Haradinaj të presë zgjedhjet e vitit 2013.

Vetë Haradinaj pak ditë më parë e cilësoi si “një mundësi të humbur” dështimin e arritjes së një marrëveshjeje me Thaçin, por tha se gjithësesi, AAK do japë kontributin e vetë për çështjet jetike të Kosovës.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi